Sport 8 Tetor 2022, 20:42

Fund i çmendur në klasiken gjermane, Dortmundi “i rrëmben” një pikë Bajernit në ‘frymën e fundit’

Shkruar nga Pamfleti
Fund i çmendur në klasiken gjermane, Dortmundi “i

Fund i çmendur në klasiken gjermane, Dortmundi “i rrëmben” një pikë Bajernit në ‘frymën e fundit’

“Klasikja gjermane” mes Borusias së Dortmundit dhe Bajernit të Mynihut është mbyllur në barazim 2-2.

Bavarezët kaluan në avantazh në minutën e 33 me një goditje të saktë nga Goretzka nga jashtë zone dhe dyfishuan rezultatin në minutën e 53 me Sane.

Kundërpërgjigjja e verdhezinjve erdhi në minutën e 74, me Mukoko që ngushtoi shifrat në 2-1. Situata u përkeqësua në minutën e 90, kur Bajerni mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Kingsli Koman.

Bajerni mban vendin e 3 me 16 pikë, ndërsa Dortmundi renditet në vendin e katërt me po aq pikë.

Sport "klasikja gjermane" Bajerni i Mynihut Borusia e Dortmundit