
Fundi dramatik në supersfidën e Bundesligës gjermane, shikoni reagimin epik të legjendës Oliver Kahn (Video)
Dortmundi dhe Bajerni ndajnë pikët në “klasiken” emocionuese që rezervoi një fund dramatik. Super ndeshja e kësaj fundjave u mbyll në shifrat 2-2, me verdhezinjtë që barazuan në sekondat e fundit të ndeshjes.
Në minutën e 96, Modeste arrin të shënojë me kokë, duke bërë që legjenda e portës së Bajernit dhe kombëtares së Gjermanisë, Oliver Kahn të nervozohej në tribunë, teksa ky i fundit tashmë është në rol drejtues te bavarezët. Një reagim vërtetë epik ai i 53-vjeçarit.
Oliver Khan ???? https://t.co/eyrof7IKFg
— Erasto Mugombe (@rasto_Official) October 8, 2022