Sport13 Dhjetor 2022, 16:48

“Fundi i epokës Fernando Santos te Portugalia”, luzitanëve iu kushton 7 mln euro divorci, por ëndërrojnë ‘Specialin’

Shkruar nga Pamfleti
“Fundi i epokës Fernando Santos te Portugalia”, luzitanëve

“Fundi i epokës Fernando Santos te Portugalia”, luzitanëve iu kushton 7 mln euro divorci, por ëndërrojnë ‘Specialin’

Fernando Santos ka jo pak përgjegjësi për eliminimin e Portugalisë nga ky Botëror, kjo pasi zgjedhjet e trajnerit patën ndikim shumë të madh në grupin e lojtarëve. Sigurisht çështja që rëndon më shumë mbi trajnerin është çështja Ronaldo, lënia në stol e CR7 nuk është aq e lehtë. Jo vetëm Ronaldo, pakënaqësi pati edhe te lojtarë të tjerë si Leao, apo Kanselo. Të gjitha këto detaje kanë bërë që në Portugali mediat të flasin për një largim të Fernando Santos:

“Fundi i epokës Fernado Santos”, shkruan “A Bola” në faqen e parë, duke shtuar se është koha për të ndryshuar trajner. Objektivi është “EURO 2024”, por duhet një trajner i ri.

Në të njëjtën linjë është edhe “Record”: Santos duhet larguar, pasi besimi i lojtarëve ndaj tij është minimal, por trajneri nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, shkarkimi i tij kushton 7 milionë euro.

Nga Italia, “Corriere dello Sport”, shkruan se tani në Portugali po mendojnë për Zhoze Murinjon. Në fakt edhe trajneri i Romës nuk e ka fshehur kurrë dëshirën që një ditë të drejtojë përfaqësuesen e vendit e tij, mbase ky është momenti ideal për ta bërë diçka të tillë.

Sport Fernando Santos trajneri i Portugalisë