Fundjava në izolim/ Bie sërish numri i të infektuarve, ja sa raste të reja me Covid 19 u zbuluan në 24 orët e fundit (Bilanci)

8 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 989.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

-Lexo edhe:

79 përqind e të infektuarve ose 781 prej tyre janë shëruar.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuarit e rinj janë zbuluar në Tiranë (5), Krujë (1) Durrës (2).

Në 24 orët të fundit janë testuar 200 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 14 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 989 të infektuar,

– 31 viktima;

– 781 të shëruar,

– 175 të infektuar aktivë;

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 16 pacientë, ku vetëm 5 janë në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 23 maj është:

– Tiranë, 58 pacientë aktivë,

– Krujë, 31 pacientë aktivë,

– Shkodër, 10 pacientë aktivë,

– Kamëz, 12 pacientë aktivë,

– Durrës, 19 pacientë aktiv,

– Berat, 10 pacientë aktivë,

– Fier, 4 pacientë aktivë,

– Elbasan, 1 pacient aktivë,

– Mirditë, 1 pacient aktiv,

– Korçë, 1 pacient aktiv.





Te rekomanduaraLajme

Lajmi Tjeter

Lajmi i Dites