Aktualitet17 Shtator 2018, 18:47

Furnizonte ‘bosët’ italianë me kokainë, shqiptari gara shpejtësie me karabinierët, por nuk ia del

Shkruar nga Pamfleti
Furnizonte ‘bosët’ italianë me kokainë, shqiptari

Furnizonte ‘bosët’ italianë me kokainë, shqiptari gara shpejtësie me karabinierët, por nuk ia del

Një shtetas shqiptar me inicialet E. B., i skeduar prej kohësh si një prej personave që furnizonte me kokainë ‘elitën’ e Ankonas ka rënë në prangat e karabinierëve.

34-vjeçari nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me makinën e tij me një shpejtësi me mbi 150 km/h. Por aventura e 34-vjeçarit nuk zgjati më shumë se disa orë, pasi është arrestuar në veri të Ankonas.

Në makinë, trafikantit shqiptar i janë gjetur 36 doza kokainë dhe gjatë kontrollit në banesë i është gjetur edhe një sasi tjetër kokaine e pastër, në total mbi 100 gram.

Sipas mediave italiane, kokaina e sekuestruar, ishte e cilësisë më të pastër dhe duke u përpunuar, në treg do të kapte vlerën e 100 mijë eurove.

Shqiptari prej kohësh ishte nën hetimin e policisë, si një nga furnizuesit kryesorë të ‘kokave’ të qytetit me kokainë.

Aktualitet Itali Kokainë Shqiptari