Sport15 Maj 2018, 11:29

Shkruar nga Pamfleti

Futboll-politika/ Ozil dhe Gundogan takojnë Erdoganin, reagon ashpër federata gjermane: Nuk mund të takoni një njeri që s’njeh vlerat demokratike

Futbolli bie shpesh në kurthet e politikës dhe duket se politika turke i shfrytëzon më së miri imazhin dhe arritjet e futbollistëve me origjinë turke që luajnë për vendet e tjera europaine. Mesfushorët turq të kombëtares së Gjermanisë, Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan, janë fotografuar duke e përshëndetur Erdoganin në Ambasadën e Turqisë në Londër, bashkë me sulmuesin e Turqisë, Cenk Tosun, në ditën kur lideri turk mbërriti në Angli për t’u takuar me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Futbollisti i Arsenalit, Mesut Ozil, dhe mesfushori i Mancester Sitit, Ilkay Gundogan, dhuruan fanella të nënshkruara nga ta. Më pas, një fotografi e tre lojtarëve u postua në faqen zyrtare të Ozilit në Instagram. Pas kësaj, DFB-ja lëshoi një komunikatë në të cilën i kritikon lojtarët, Ozilin dhe Gundoganin – të cilët rrënjët i kanë në Turqi – se i kanë shkelur vlerat e futbollit duke marrë pjesë në takim.

Presidenti i DFB-së, Reinhard Grindel, ka thënë se nuk u takon lojtarëve të kombëtares së Gjermanisë që të bëjnë publicitet për liderë që nuk nohin vlerat demokratike. “DFB-ja natyrisht se i respekton situatat e veçanta të lojtarëve tanë me prejardhje emigracioni, por futbolli dhe DFB-ja luftojnë për vlera të cilat Erdogani nuk i respekton aspak. Prandaj, nuk është gjë e mirë që përfaqësuesit tanë ndërkombëtarë ia kanë lejuar vetes të keqpërdorën për marifetin e fushatës së tij zgjedhore. Kjo natyrisht se s’u ka ndihmuar as përpjekjeve të DFB-së për integrim”, shtoi ai. Situata duket e ndezur, pasi turqit e Gjermanisë duken fort të lidhur me Erdoganin. /Pamfleti Sport

 

Sport