Sport21 Shtator 2022, 22:28

“Futbolli drejt Amerikës”, UEFA gati turneun për zëvendësimin e Superkupës Evropiane

Shkruar nga Pamfleti
“Futbolli drejt Amerikës”, UEFA gati turneun për

UEFA ka hedhur idenë për krijimin e një turne të ri, ku do të marrin pjesë fituesi i Ligës së Kampioneve, i Evropa ligë, i Konferencë ligë dhe ligës Amerikane MLS.

UEFA është në fazë bisedimesh ndërsa Amerika shkon një hap më afër partneritetit historik me futbollin evropian. Diskutimet për hapjen e kësaj lige të re me katër skuadra shihet si një përpjekje për të zëvendësuar Super Kupën Evropiane.

Shtetet e Bashkuara, konsiderohen si tregu kryesor i rritjes për futbollin evropian dhe tepër fitimprurës. Ky turne shihet si një mjet për të sjellë më shumë të ardhura, jo vetëm për klubet konkurruese por për futbollin evropian në tërësi, duke tërhequr një audiencë të re, duke sjellë më shumë familje dhe fansa femra.

Diskutime të mëtejshme do të zhvillohen në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës së Klubeve Evropiane në Stamboll të enjten dhe të premten, me organizatën e prirur për të nxitur një frymë inovacioni.

Sport #Liga evropiane MLS UEFA