Sport28 Janar 2023, 15:42

Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-Presidenti i Federatës Italiane

Shkruar nga Pamfleti
Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-Presidenti i Federatës Italiane

Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-Presidenti i Federatës Italiane

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekio.

Ai mbajti këtët post nga viti 2014 deri në vitin 2017 dhe më pas dha dorëheqjen, pasi kombëtarja e drejtuar nga Ventura nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 2018 që u zhvillua në Rusi.

Në vitin 2021 ai u bë presidenti i LND Lombardia, një klubi amator në ligat rajonale. Shkaqet e vdekjes së Taveçios ende nuk dihen, teksa funerali i tij pritet të mbahet të hënën e 30 janarit.

“Me shqetësim, anëtarët e bordit të drejtorëve të Crl me të gjithë bashkëpunëtorët dhe punonjësit e komitetit dhe të delegacioneve vajtojnë humbjen e jetës së presidentit të komitetit rajonal të Lombardisë, Karlo Tavekio. Këtu nuk duam të kujtojmë karrierën sportive të presidentit, i cili u largua nga Komiteti Lombard për të zbritur në kryesinë e Ligës Kombëtare Amatore, së pari, dhe më pas të Federatës Italiane të Futbollit, duke u vënë sërish në dispozicion më 9 janar 2021. Ne duam ta mbajmë në mendjen dhe zemrat tona njeriun brilant. I nderuar president, keni drejtuar gjithë jetën me shpejtësi maksimale: tani prehu në paqe”, shkruan në reagim, Komiteti Rajonal i Lombardisë.

Sport ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Karlo Tavekio