Sport19 Shtator 2018, 12:06

Futbolli shndërrohet në industri fitimprurëse marramendëse, tani ia kalon muzikës, kinematografisë dhe artit në tërësi

Shkruar nga Pamfleti
Futbolli shndërrohet në industri fitimprurëse marramendëse,

Futbolli shndërrohet në industri fitimprurëse marramendëse, tani ia kalon muzikës, kinematografisë dhe artit në tërësi (shifrat)

Në Shqipëri futbolli është ende amator dhe i varur nga investimet e shtetit. Shumë pak klube kanë mundur të nxjerrin fitime nga kjo lojë dhe këtu futet vetëm Skënderbeu, që bëri progres në Europa League dhe diti të menaxhojë talentet apo lojtarët duke bërë shitje që nxjerrin fitime. Në fakt, futbolli në Europë është një industri e madhe fitimprurëse, ku qarkullon dhjetëra miliarda euro cdo vit.

Sikurse shkruan media sortive britanike, futbolli është industria më e madhe e dëfrimit në Europë dhe po arrin shifrën e 20 miliardë eurove, duke lënë pas me diferencë të theksuar sportet e tjera, por edhe muzikën, kinemanë apo teatrin. Stadiumet ku luhet futboll janë thuajse gjithmonë të mbushur plot, televizionet kanë audiencë me dhjetëra milionë ndjekës, ndërsa libraritë, diskotekat dhe ambientet e tjera të dëfrimit nuk arrijnë të konkurrojnë me të tilla shifra. Sa për të bërë një krahasim, futbolli në vitin 2018 parashikohet të thithë rreth 20 miliardë euro.

Futbolli është biznesi i ri global në epokën e ekonomisë dixhitale. Dhe si çdo ekonomi ndërkombëtare, po polarizohet gjithnjë e më shumë. 20 miliardë euro gjenerohen thuajse nga vetëm 31 klubet kryesore, që janë pa dyshim skuadrat më të mëdha në kampionatet më të pasura, si Reali, Barcelona, Mancester Junajtid, Celsi etj. Me qindra klube të tjera të shpërndara në Kontinentin e Vjetër marrin disa thela shumë të vogla.

Femomeni i vërtetë ekonomik është ekspansioni i industrisë së futbollit. Vitet e fundit, të ardhurat e klubeve janë rritur me 40%, nga 15 miliardë në 18 miliardë euro, ndërsa parashikimet për vitin 2018 janë për 20 miliardë.

Asnjë ekonomi në Europë nuk ka përjetuar një rritje të tillë. Gjysmën e rritjes (2.5 prej 5 milardë euro) e kanë patur vetëm 12 klubet kryesore, të cilat nga 3.4 miliardë të ardhura kanë arkëtuar 5.8 miliardë. Mbreti I futbolli ka qenë për shumë vite Mancester Junajtid, që burimin kryesor të të ardhurave (690 milionë euro) e ka nga shitja e të drejtave televizive.

Madje dhe ombëtarja shqiptare ka fituar mjaft vitet e fundit nga e drejta televizive dhe sic pretendohet nga federata, fitimet në vitin 2016 kur Shqipëria merrte pjesë në Europian, kapnin shifrën e mbi 70 mln eurove, fitime që vinin kryesisht nga e drejta televizive dhe nga menaxhimi i fanellave të kombëtares apo dhe reklamimi. /Pamfleti Sport

 

Sport