Sport 9 Shkurt 2023, 15:26

Futbolli spanjoll në zi, ndahet nga jeta legjenda e Barcelonës dhe Atletikos së Madridit

Shkruar nga Pamfleti
Futbolli spanjoll në zi, ndahet nga jeta legjenda e Barcelonës dhe

Futbolli spanjoll në zi, ndahet nga jeta legjenda e Barcelonës dhe Atletikos së Madridit

Një lajm tronditës ka ardhur për futbollin spanjoll. Markos Alonso Penja, i cili është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare.

Ish-sulmuesi i Atletikos së Madridit dhe Barcelonës humbi betejën me sëmundjen e rëndë, e cila e mundonte prej disa kohësh.

Me Spanjën ai ka luajtur 22 ndeshje, ku ka shënuar dhe një gol, ndërsa gjithashtu ka pasur dhe një karrierë si trajner, ku ka drejtuar ekipe si Rajo Vajekano, Real Zaragoza, Vajadolid, Malaga dhe Rasing Santander.

Markos Alonso ishte i biri i futbollistit legjendar të Realit, Markos “Markitos” Alonso, i cili ka fituar 5 Champions radhazi me “Galaktikët” dhe babai i mbrojtësit të Barcelonës, Markos Alonso.

Sport ish-sulmuesi i Atletikos së Madridit dhe Barcelonës Markos Alonso Penja