Antonela Berisha ka rrëfyer këtë të diel në “E diell” se është ngacmuar nga Mario Baloteli.
Ajo tha se janë takuar rastësisht në një lokal në Milano dhe ai ishte afruar që ta ngacmonte, por i ka thënë jo sepse nuk ishte tipi i saj.
“Personazhi që më ka shprehur pëlqimin jo dashurinë është i njohur, Baloteli. E kam takuar në një lokal në Milano, futi shokë me më ngacmu. Bëmë muhabet nja dy minuta dhe më pas iku, më tha më pëlqen shumë, je e gjatë, je e madhe kshu. Jo i thashë nuk është tipi im”, tha Antonela.