
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka sqaruar gjuhën që përdori ditën e djeshme në Kuvend kundër ish kryeministrit Sali Berisha.
Balla i ftuar në emisionin “Now”, theksoi se nuk kishte asnjë fyerje në fjalët e tij, por ishte një shprehje figurative.
“Në atë gjuhë nuk ka asnjë fyerje. Është një reagim pas një provokimi të ulët. Ai mund të ulet, kur mosha e vjetër ia detyron atë për të mos qëndruar në këmbë. Berisha ka 30 vjet që shan, fyen PS. Nuk ka aspak gjuhë të papërshtatshme. Është një shprehje figurative e cila ka të bëjë me atë që tha zotëria për PS. Sali Berisha duhet të lajë gojën sa herë që i referohet PS”, theksoi Balla.