Aktualitet14 Prill 2018, 19:17

Gabimi më i madh që mund të bëni është të vendosni këto produkte në mikrovalë

Shkruar nga Pamfleti
Gabimi më i madh që mund të bëni është të

Gabimi më i madh që mund të bëni është të vendosni këto produkte në mikrovalë

Pajisja e preferuar e kuzhinës për të gatuar ushqime? Sigurisht mikrovali.
Megjithatë, në të vërtetë ka disa materiale dhe ushqime që nuk mund t’i vendosni në mikrovalë, pasi ajo mund të jetë mjaft e rrezikshme për shëndetin tuaj.

Ndaj përdorni këtë pajisje të dobishme të kuzhinës vetëm për ushqime dhe materiale që nuk iu vendosin në rrezik.
Ngrohja e ushqimit është e thjeshtë dhe e shpejtë, dhe e bën shijen akoma më të mirë. Këtu janë disa nga gjërat që nuk duhet t’i vendosni kurrë në mikrovalë.

Ushqim me shumë vaj

Nëse jeni duke ngrënë diçka që është  me vajra, jini të kujdesshëm kur e vendosni në mikrovalë.
Nëse vaji fillon të nxehet shumë në mikrovalë mund të krijojë toksina të rrezikshme që mund të jenë kancerogjene.

Kini kujdes të mos vendosni tasa plastikë dhe letrën alumini

Plastika mund të lëshojë elemente toksikë të rrezikshëm që mund të përbëjnë rrezik për shëndetin tuaj.

Qese letre me ngjyrë kafe

Këto qese mund të jenë të shkëlqyera për të mbajtur ushqimin drekës por ato nuk janë aspak miqësore për mikrovalë. Ata mund të lëshojnë tym helmues dhe madje të çojnë në një zjarr kur ndodhen nën temperatura ekstreme.
Mishi i ngrirë i pulës
Mishi i ngrirë nuk duhet vendosur asnjëherë në mikrovalë sepse rrezikon shëndetin tuaj.

Shendeti