Sport 8 Shtator 2022, 16:22

Gafa në ndeshjen Napoli-Liverpul bëhet virale në internet

Shkruar nga Pamfleti
Gafa në ndeshjen Napoli-Liverpul bëhet virale në internet

Gafa në ndeshjen Napoli-Liverpul bëhet virale në internet

Një gabim gjatë transmetimit të ndeshjes Napoli-Liverpul, e cila u luajt ditën e djeshme tashmë është bërë virale.

Ky gabim kishte të bënte me grafikat e UEFA-s që tregojnë rezultatin dhe minutat e lojës.

Për disa minuta emri i ekipit të Napolit nga ‘Nap’ u bë ‘Ita’. Gabimi i cili nuk kaloi pa u venë re nga tifozët që po ndiqnin ndeshjen live, të cilët më pas i shfaqën pamjet të mbivendosura.

Siç duket ngjyra blu e fanelës së ekipit të Napolit, krijoi konfuzion në prapaskenat e teknikëve të televizionit të UEFA- s, të cilët ndoshta shkëmbyen blutë napolitantë me ata të kombëtares italiane.

Megjithatë, problemi u zgjidh pas disa minutash: grafika u përditësua saktë në ‘Nap-Liv’, siç ishte planifikuar.

Sport Champions League Liverpuli Napoli UEFA