Duket se fati i keq në Monako vazhdon ta ndjekë pilotin nga ky vend, Çarls Leklerk, i cili së fundmi ka bërë një gafë të pabesueshme duke përplasur një nga makinat më ikonike të Formula 1.
Ferrari i drejtuar nga legjenda e këtij sporti, Niki Lauda, në vitin 1972, iu dha për një test pilotit nga Monako, i cili pas disa kthesash, pësoi një rrëshqitje dhe e përplasi me sponsorët, duke i prishur pjesën e prapme të makinës.
“Kur ti mendon se e ke tashmë të gjithë fatin e keq në Monako dhe më pas humbet kontrollin e frenave me një nga makinat më ikonike në historinë e Ferrarit të Formula 1”, ishin fjalët e 24-vjeçarit pas përplasjes.
Charles !!! #GrandPrixMonacoHistorique pic.twitter.com/FT1w4OevPW
— Au Rupteur (@AuRupteur) May 15, 2022