Sport 1 Nëntor 2019, 10:18

Galliani tregon prapaskenën: Nuk e di si u shit Milani, kishte pronar tjetër në mes

Shkruar nga Pamfleti
Galliani tregon prapaskenën: Nuk e di si u shit Milani, kishte pronar

Milani ndryshoi pronar në verën e vitit 2018. Pronarët kinezë e shitën atë tek “Elliott Management”. Ofertat për Yonghing Li ishin disa, mes tyre edhe nga Rocco Commisso, italo-amerikani që zotëron Mediacom në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sivjet ai bleu Fiorentinën, ndërkohë që është pronar edhe i New York Cosmos.

Adriano Galliani, ish-administratori i Milanit, zbuluar prapaskenat. “Fiorentina po ecën mirë deri më tani. Commisso ishte shumë pranë blerjes së Milanit. Nuk e kam kuptuar pse Yonghing Li nuk ia shiti klubin atij”, është shprehur fillimisht Galliani për “Calciomercato.com”.

Më tej ai ka shtuar: “Humbi gjithçka në pak ditë dhe më pas kontrolli i klubit u mor nga Elliot. Kurrë nuk e kuptova si ndodhi. E takova atë në Milano dhe më bëri shumë përshtypje. Ajo që bëri Li më pas mbetet një mister i madh për mua”.

Sport Adriano Galliani Milan