Aktualitet29 Prill 2019, 18:28

“Gallup”: Shqiptarët, populli i katërt në botë më nivelin më të lartë të stresit

Shkruar nga Pamfleti
“Gallup”: Shqiptarët, populli i katërt në botë

“Gallup”: Shqiptarët të katërtët në botë më nivelin më të lartë të stresit

Gjigandi i analitikës botërore “Gallup”, ka publikura sondazhin e realizuar për popujt që përjetojnë më shumë stres në botë për vitin 2018.

Në këtë sondazh shqiptarët janë populli i 4 në botë me nivelin më të lartë të stresit, ndërsa vëndin e parë në botë e mban Greqia e cila që pas krizës ekonomike të vitit 2012 vazhdon të ketë popullin më të stresuar në botë.

Sociologia Arjana Muça për Report TV u shpreh se:

 “Janë faktorë duke nisur nga ato ekonomikë, faktorët socialë, por edhe ato politikë së fundmi, pasi e gjithë kjo trysni e ushtruar është një formë presioni dhe natyrisht ndihet në atë që në ë quajmë herë pas here, ngarkesë emocionale ndonjëherë e dëmshme, dhe kjo e shoqëron individin me përjetimin e stresit në jetën e përditshme. Kur stresi është mbi nivelet e caktuara, pra e kemi me tepricë, do të thotë që ne duhet të fillojmë të shqetësohemi sepse kthehet në një stres kronik, sepse sjell pengesa në aktivitetin e përditshëm, qoftë edhe dëmtime në shëndet, që është shumë I rëndësishëm. Shpesh herë kemi ngarkesa emocionale në vendet e punës por edhe në familje, shumica janë prindër që kanë problematika me fëmijët, kanë problematika familjare, pra njerëz për të cilët duhet të kujdesen dhe ndonjëherë kjo ngarkesë bëhet shumë e madhe. Aktiviteti në natyrë dhe komunikimi i mirë bën që ne të kemi një shëndet më të mirë”, tha ndër të tjera Arjana Muça.

Gallup nuk përcakton me detaje se cili është burimi i stresit të lartë tek shqiptarët, por në rang global dy faktorët kryesorë të stresit janë gjendja ekonomike dhe pasiguria për të ardhmen.

Aktualitet Gallup Greqia Shqipwria stres