Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova shënon sot 16-vjetorin e ndarjes nga jeta.
Përmes një mesazhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taluant Balla shkruan se udhëheqësia e tij e mençur ka meritën historike në pavarësimin dhe ngritjen e shtetit demokratik të Kosovës, me orientimin e palëkundur të integrimit në BE dhe NATO, në mirënjohje dhe koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot kujtojmë “Gandin e Ballkanit”, shqiptarin e madh, Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Udhëheqësia e tij e mençur ka meritën historike në pavarësimin dhe ngritjen e shtetit demokratik të Kosovës, me orjentimin e palëkundur të integrimeve në BE dhe NATO, në mirënjohje dhe koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”- shkruan Balla.