Aktualitet18 Shtator 2022, 13:48

Gara për Kushtetuesen/ KED njofton verifikimin e pasurisë për Gent Ibrahimin, Besnik Dervishi tërhiqet nga gara

Shkruar nga Pamfleti
Gara për Kushtetuesen/ KED njofton verifikimin e pasurisë për

Gara për Kushtetuesen/ KED njofton verifikimin e pasurisë për Gent Ibrahimin, Besnik Dervishi tërhiqet nga gara

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vijon me procedurat për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Në mbledhjen e fundit institucioni i drejtësisë njoftoi tërheqjen nga gara të Besnik Dervishit. Ende nuk dihen arsyet e ndërprerjes së kandidimit të Dervishit, sidoqoftë me tërheqjen nga gara është ndërprerë dhe verifikimi i figurës së tij. Dervishi ka mbajtur postin e komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Nga ana tjetër, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përcaktuar një ekspert kontabël, për të analizuar dhe kontrolluar raportin e Gent Ibrahimit për sa i përket pasurisë dhe pastërtisë së figurës. Eksperti kontabël V. Kraja ka nisur procedurat për kryerjen e analizës së raport kontrollit nga ILDKPKI, material i cili do t’i vihet në dispozicion KED brenda datës 7 tetor 2022.

Kujtojmë se, më herët KED ndaloi kandidimin e tre gjyqtarëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese: Sinan Tafaj, Dhimitrula Spiros dhe Saimir Vishajt.

Aktualitet gara Gjykata kushtetuese Gjyqtare