Sport22 Maj 2022, 17:32

Garë e çmendur në Spanjë, Vershtapen triumfon në Barcelonë dhe kryeson botërorin, Leklerkut i shkrin… motori

Shkruar nga Pamfleti
Garë e çmendur në Spanjë, Vershtapen triumfon në

Garë e çmendur në Spanjë, Vershtapen triumfon në Barcelonë dhe kryeson botërorin, Leklerkut i shkrin… motori

Formula 1 dhuroi një tjetër garë të çmendur, kësaj radhe në Çmimin e Madh të Spanjës, me Kampionin e Botës në fuqi, Maks Vershtapen, që arriti fitoren e tretë radhazi. 

Piloti holandez dhuroi një garë fantastike, i cili, dhe pse kishte probleme në hapjen e DRS-së, arriti ta fitonte garën dhe të merrte kryesimin në renditjen e përgjithshme të pilotëve, por edhe falë ndihmës së shokut të tij, Serxhio Perez dhe një problemi në makinën Ferrari të Sharls Leklerk. 

MAX VERSTAPPEN REIGNS IN SPAIN!!! ?

Sergio Perez makes it a 1-2 for Red Bull with George Russell taking third ?? #SpanishGP #F1 pic.twitter.com/AzptXc6Kpq

— Formula 1 (@F1) May 22, 2022

Piloti nga Monako kryesoi garën për 28 xhiro me 12 sekonda diferencë nga vendi i dytë, por më pas, disa probleme në motorin e tij bën që të tërhiqej. Pas një komunikate nga Ferrari thuhej se makinës së Leklerk i shkriu motori plastik i makinës për shkak të temperaturave të larta, duke i ikur fitorja nga duart. 

Podiumin e plotësoi Serxho Perez në vendin e dytë dhe Xhorxh Rasëll në vendin e tretë. 

Një garë të madhe bëri dhe piloti britanik, Luis Hemilton, i cili pas një përplasje u desh ta riniste garën nga vendi i 19 dhe e përfundoi në vendin e 5. 

LAP 66/66 (END OF RACE)

TOP 10
Verstappen ?
Perez
Russell
Sainz
Hamilton
Bottas
Ocon
Norris
Alonso
Tsunoda#SpanishGP #F1 pic.twitter.com/XBCFFeRsXe

— Formula 1 (@F1) May 22, 2022

Sport Çmimi i Madh i Spanjës Formula 1 Maks Vershtapen