Bota27 Dhjetor 2018, 13:23

Gati arma që mund të shkatërrojë botën, Putin i trondit të gjithë: Dhurata më e bukur për Vitin e Ri!

Shkruar nga Pamfleti
Gati arma që mund të shkatërrojë botën, Putin i trondit

Gati arma që mund të shkatërrojë botën, Putin i trondit të gjithë: Dhuarata më e bukur për Vitin e Ri!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka tronditur mbarë botën në prag të festave të fundvitit. Teksa të gjithë mendojnë të zgjedhin dhuaratat e fundvitit, Vladimir Putin ka menduar si të shkatërrojë botën. Ai i kaloi ditët e fundit duke monitoruar live testin e raketës bërthamore që mund t’i japë Rusisë supremacinë ushtarake, dhe me gjasa të rrezikojë gjysmën e planetit.

Sipas deklaratës së presidentit rus, raketa e quajtur Avangard do të jetë “dhurata më e bukur për Vitin e Ri”. Arma vdekjeprurëse kaloi me sukses testin final, duke udhëtuar me shpejtësi hipersonike, 20 herë më shpejt se shpejtësia e zërit, nga baza e Dombarovskiy në Malet Urale deri në gadishullin e largët të Kamçatkës, 6000 kilometra më larg.

Sipas Putin, Rusia është vendi i vetëm me këtë teknologji, me material që duron edhe temperaturat e larta të atmosferës me atë shpejtësi, që mund të arrijnë në 2000 gradë celsius. Autoritetet ruse mendojnë që raketa nuk mund të kapet nga sistemet mbrojtëse amerikane, dhe do të hyjë në funksion vitin e ardhshëm.

Bota arma qe shkaterron boten Vladimir Putin