Paris Hilton është më gati se kurrë për t’u bërë nënë. Të martën, 39-vjeçarja tha se ajo dhe partneri i saj, Carter Reum janë në rrugë e sipër sa i takon prindërimit.
Hilton i është nënshtruar procesit të fekondimit in Vitro, ku shtoi se i dashuri i saj, biznesmeni Reum është treguar tepër mbështetës gjatë procesit. Sipas saj, fertilizimi ‘in vitro’ ishte e vetmja mënyrë që ata të kishin binjakë, saktësisht një vajzë dhe një djalë.
Më tej, Paris tregon se ishte mikesha e saj, Kim Kardashian, që solli në jetë dy fëmië përmes një nëne surrogatë, ajo e cila i tregoi gjithçka rreth fekondimit në fjalë.
“Nuk dija asgjë rreth tij. Jam shumë e lumtur që më dha këtë këshillë dhe më çoi te një speciliast”.
Tashmë, Hilton e ka përfunduar procesin e marrjes së vezëve.
“Ishte e vështirë, por e dija që do t’ia vlente. E bëra disa herë. Fakti që e realizova si procedurë në paninë e Reum-it, një partner kaq mbështetës më bën të ndjehem si princeshë gjatë gjithë kohës”.
Hilton e cilësoi Reum-in si djalin e ëndrrave, si dhe shprehet se është e sigurt që ai është i duhuri për të.
“Jam shumë e emocionuar për të ndërmarrë një hap të ri dhe më në fund për të pasur një jetë të vërtetë. Unë besoj që të paturit një familje dhe fëmijë është kuptimi i jetës. Nuk ka ndodhur si eksperiencë më parë sepse kam ndjerë se askush nuk e ka merituar atë lloj dashurie nga unë, por tani kam gjetur më në fund njeriun që e meriton vërtet”.