
Gati prangat/ “Irfani i Tmerrshëm”, 7.8 milionë Euro evazion me fondacionin e bamirësisë “FAB”
Një mashtrim e super-vjedhje, kryer së bashku me Luan Bregasin/ “Bos lecka” i gropave të zeza me 2 fabrika birre, 4 media e 3 kompani ndërtimi, nuk mund të bëjë dot bamirësi në miliona Euro, kur vetë është i zhytur në borxhe ndaj shtetit, bankave e oligarkëve dhe trafikantëve fajdexhinj; mirëpo vetëm Brisida e Monikës, gjatë viteve 2013-2016 kur ishte Drejtoreshë e Tatimeve, i njohu letrat false sikur Irfani kishte bërë 3.4 milionë Euro bamirësi
“Irfani i Tmerrshëm”, përveç evazionit me firmat e ndërtimit e mediave, duke u ndryshuar në çdo 2-3 vite emrat, bën akte-dhurimi e shitje fiktive kapitalesh me djalin, vajzën, gruan, dhëndrin e Luan Bregasin. Fania ka përdorur edhe një metodë “lavatriçe”, për t’iu shmangur detyrimeve fiskale.
Me lidhjet në kupolën e pushtetit të PS, Irfani i ka fshehur tatimeve, vlera të shumta të ardhurash financiare, nëpërmjet një mekanizmi “pastrimi” të quajtur Fondacioni “FAB”.
Ky fondacion, i drejtuar në letra nga sekretarja e “Birra-Korça”, Maida Gjineci, nuk ka as 1 cent fond e as 1 copë pasuri, por është vetëm logo me 3 germat e para të vajzës së tij “Fabiola”.
Deri para 2 muajsh, fondacioni pa fonde, është përdorur sikur gjoja bën bamirësi ekonomike, mjekësore, rinore, arsimore dhe mbështetje për të moshuarit, komunitetet rome e egjiptiane.
Por realisht, 4 herë në vit, “Bos lecka” Hysenbelliu, sajon kronika mediatike me 10-15 persona të çdo moshe e kategorie në qendrat sociale, shtëpi fëmijësh, fshatra, azile etj., të cilëve u jep dhurata simbolike e ushqime të skaduara, të marra nga supermarketet që u bën reklamën në TV.
Psh., fondacioni “FAB”, vlerat më të mëdha që ka dhuruar deri tani, kanë qenë 800 Euro më çdo 1 qershor, për çanta, lodra e fletore e bojëra vizatimi në qendrën “Pëllumbat” të fëmijëve me aftësi ndryshe, por në bilancet e 4 viteve i ka deklaruar sikur ka dhuruar nga 100-150 mijë Euro.
Një mashtrim tjetër, fondacioni fantazmë “FAB” i Fanes, ka bërë me 20 shtator 2019, kur realisht ka dhuruar 60 çanta shkolle për fëmijët jetimë të Bilishtit, me vlerë totale 700 Euro, ndërsa në bilanc i ka pasqyruar sikur prej 5 vitesh në çdo fillim viti shkollor, u ka dhuruar nga 350 mijë Euro libra, pajisje shkollore, sportive, argëtuese, trajtime ushqimore, veshje etj.
Është e gjatë, lista e gjoja “bamirësive” që Irfani ka shënuar sikur i ka bërë masivisht e nga 3-4 herë në vit, si psh., për femrat e trafikuara, gratë e dhunuara, familjet e policëve të vrarë, azilet e të moshuarve, komunitetet rom e egjiptanë në Korçë, Berat, Tiranë, Elbasan etj.
Faktikisht, “FAB” ka dhënë dhurata e ndonjë qese ushqime sa për “1 ditë bukë”, ndërsa në letra ka deklaruar vlera financiare 100 herë më tepër se sa ka dhënë, duke i paraqitur si financime reale, shoqëruar me fotografi e video që i publikon edhe në NEWS 24 e te revista “Psikologjia”.
Rekord janë 4 raste të shënuara si gjoja bamirësi me nga 300 mijë Euro në vitet 2014-2017, për gjoja integrim-rehabilitimin e fëmijëve të rrugës në Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier e Berat.
Referuar dosjeve në tatime, rezulton se në vitet 2013- 2021, “Irfani i Tmerrshëm” ka deklaruar 7.8 milionë Euro bamirësi; kur nga këto, vetëm Brisida e Monikës gjatë viteve 2013-2016 kur ishte Drejtoreshë në Tatime, i ka njohur me letra, sikur Irfani ka bërë 3.4 milionë Euro bamirësi.
Këto 7.8 milionë Euro, Irfanit i janë njohur si shpenzime reale dhe për këtë vlerë është përjashtuar 100% nga tatimi, mbasi janë pasqyruar sikur fondacionit “FAB” të Fanes, vetë Fania ia ka dhuruar nga të ardhurat e biznesit të ndërtimit, të cilat ligjërisht tatohen sepse konsiderohen donacion.
Arsyetim logjik: Nuk mund të bëjë bamirësi 7.8 milionë Euro, “Bos lecka” me 2 fabrika birre, media e kompani ndërtimi të falimentuara, kur vetë është i zhytur në afro 70 milionë Euro borxhe ndaj shtetit, bankave, oligarkëve e fajdexhinjve deri në Çeki, Serbi e Itali që i kanë zënë derën.
Nëse para 1 jave, tatimet e kallëzuan penalisht Irfan Hysenbelliun për mashtrim me shitjet e birrës “Tirana”, SPAK ka indicie ta hetojë për mashtrim e aktivitet “lavatriçe” me fondacionin “FAB”./Pamfleti