Aktualitet19 Korrik 2019, 08:36

Gati prishja e Teatrit/ Budina akuzon Veliajn dhe Ramën: Doni të pastroni lekët e pista të qeverisë!

Shkruar nga Pamfleti
Gati prishja e Teatrit/ Budina akuzon Veliajn dhe Ramën: Doni të

Gati prishja e Teatrit/ Budina akuzon Veliajn dhe Ramën: Doni të pastroni lekët e pista të qeverisë!

Dje u urdhërua zbrazja e godinës së Teatrit Kombëtar. Kjo ka nxitur një reagim të ashpër të aktorët dhe mbështetësit e tij, të cilët deklarojnë se deri më tani nuk iu ka ardhur asnjë asnjë njoftim zyrtar.

Një fakt të tillë e konfirmuan në studion e RTV Ora edhe Taulanda Jupi dhe Robert Budina.

Duket se qeveria ende nuk ka hequr dorë prej kësaj godine. Robert Budina e ka cilësuar këtë këresë për zbrazje si një tentativë e Erion Veliajt dhe Edi Ramës për pastrimin e parave të psita.

“Nuk bëhet asnjë shfaqje. Aty është trualli që ata duan të marrin, duan të pastrojnë paratë e pista, duan të ndërtojnë ato kullat me pretekstin se duan të ndërtojnë Teatrin. Ata duan të shkatërrojnë Teatrin Kombëtar. Kanë bërë një veprim të paligjshëm, e kanë spostuar Teatrin Kombëtar te Turbina dhe u kanë bërë njerëzve kontrata të përkohshme.Në bazë të cilit ligj i kanë bërë kontratat për aktorët dhe punonjësit e Teatrit? I pashë dhe sot, njerëzit ishin terrorizuar.Ne duam këtë teatër dhe një teatër të ri”, ka deklaruar ai.

Ndërsa Taulanda Jupi tha se qeveria po mundohet ti heqë integritetin Tetarit, duke e e përcaktuar thjeshtë si një godinë në të cilën nuk po zhvillohen më shfaqe.

“Nuk do po përpiqen ta prishin në muajin gusht, por po përpiqen ti heqin integritetin vetë ndërtesës, duke larguar konceptin e teatrit”, u shpreh ajo.

Aktualitet Budina Rama Tetari Veliaj