Sport19 Nëntor 2018, 20:40

‘Gati ta shkarkojnë’! Italianët shpërthejnë ndaj Panuccit: Shqipëria e De Biazit është një kujtim i largët

Shkruar nga Pamfleti

'Gati ta shkarkojnë'! Italianët shpërthejnë ndaj Panuccit: Shqipëria e De Biazit është një kujtim i largët

Humbja poshtëruese 0-4 kundër Skocisë në Ligën e Kombeve ka vënë në qendër të shënjestrës trajnerin e Kombëtares Christian Panucci. Pas kritikave të shumta që po merr në vendin tonë, për ish-mbrojtësin e Romës dhe Milanit po flitet edhe në Itali.

Është “ITASportPress.it” që e nis artikullin e saj duke thënë se “Shqipëria e De Biazit është një kujtim i largët”. Më tej, ajo evidonton faktin se Panucci është në prag shkarkimi.

“Aventura e ish-lojtarit të Romës te Shqipëria ka fiiluar në mënyrën më të mirë në shtator të një vitit më parë me fitoren 2 me 0 ndaj Lihteshtajnit, në një ndeshje të vlefshme për kualifkueset e Rusi 2018. Që atëherë e deri më sot Shqipëria ka vetëm dy ndeshje fitore (një miqësore me Turqinë 3-2 dhe 1-0 ndaj Izraelit për Ligën e Kombeve dy barazime dhe plot 8 humbje.

Në katër ndeshjet e fundit skuadra e Panuçit nuk ka gjetur rrugën e rrjetës, ndërkohë që ka pranuar 8 gola. Shkurtimisht, numrat “gozhdojnë” italianin që nuk ka lënë një gjurmë të mirë përtej Adriatikut” – shkruhet në artikullin e medias italiane.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport Cristian Panucci Kombetarja Shqiptare mediat italiane