Sport26 Korrik 2018, 11:04

Gatuzo rrëfen marrdhënien e ndërlikuar me Leonardon, fjalë të forta

Shkruar nga Pamfleti
Gatuzo rrëfen marrdhënien e ndërlikuar me Leonardon, fjalë

Trajneri i Milanit, Genaro Gatuzo, ka folur pas humbjes ndaj Manchester United me penallti. Numri një i stolit sqaron situatat në klubin kuqezi dhe tregon marrëdhënien e ndërlikuar me Leonardon. 

Jam shumë i kënaqur, me pëlqeu gjithçka dhe nuk e prisja kaq mirë skuadrën. Edhe të rinjtë treguam mentalitet të shkëlqyer dhe luajtëm shpesh me top në tokë, duke kërkuar qarkullimin e dendur dhe duke logjikuar. Natyrisht, na avantazhoi mungesa e shumë titullarëve te Junajtid”.

“Musakio më pëlqeu shumë. Kam shumë besim tek ai. Edhe sezonin e shkuar e kam përmendur shpesh, ai meritonte të luante më shumë. Është një lojtar tek i cili kam shumë besim dhe do jetë shumë i rëndësishëm për ne. Reina? Nuk është se do zbulova dot, ai ka eksperiencë të jashtëzakonshme dhe do na ndihmojë shumë, brenda e jashtë fushe. Jam i kënaqur edhe nga Donaruma, në portë jemi të kompletuar, në repartet e tjera të shohim a do vijë ndokush”.

Sport Genaro Gatuzzo Milan