Aktualitet24 Mars 2018, 21:03

Gazeta Britanike zbulon rrugët e shqiptarëve: Si bëhet trafiku i emigrantëve drejt Anglisë

Shkruar nga Pamfleti
Gazeta Britanike zbulon rrugët e shqiptarëve: Si bëhet trafiku i

Gazeta e njohur britanike “Daily Mail” ka zbardhur itinerarin që ndjekin grupet kriminale që trafikojnë emigrantë nga Shqipëria drejt Anglisë.

Artikulli ka marrë nismë nga goditja e 7 grupeve kriminale që bënin trafik emigrantësh. Operacioni policor për goditjen e këtyre grupeve rezultoi me arrestimin e 39 personave.

Këta të fundit sipas gazetës britanike mësohet se kanë dërguar në Angli 750 emigrantë shqiptarë, secili prej të cilëve ka paguar mbi 20 mijë paund për t’u arratisur nga Shqipëria.

“DailyMail” shkruan se një prej rrugëve që përdorin shqiptarët për të shkuar në Angli është kalimi mes Italisë dhe Francës.

Një tjetër rrugët është kalimi përmes Malit të Zi, Serbisë, Gjermanisë dhe Spanjës veriore, ku ndihmoheshin për të marrë anije që drejtoheshin nga brigjet jugore.

Gazeta citon autoritetet britanike që thonë se bandat shqiptare kanë kontroll të konsiderueshëm të tregut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

“Daily Mail” bën të ditur se: “Një operacion ndërkombëtar shkatërroi një rrjet trafikantësh që fusnin ilegalisht shqiptarë në Britani. Operacioni zbuloi më shumë se 50 persona që po bënin miliona duke kaluar emigrantë nëpër 17 vende për të arritur në Britani, Amerikë e Kanada.

Gati 9 nga 10 shqiptarë të trafikuar në Britani, besohet se kanë udhëtuar me tragete, duke përdorur pasaporta dhe karta identiteti false, të krijuara nga banda”.

Aktualitet Gazeta Britanike zbulon rrugët e shqiptarëve: Si bëhet trafiku i emigrantëve drejt Anglisë