alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Gazeta ‘Financial Times’: Trazirat në qytetin e Elbasanit u ndezën pas thirrjeve të Presidentit Meta

14/05/2021, 9:09
ne Politike, Zgjedhje 2021
A A
Gazeta 'Financial Times': Trazirat në qytetin e Elbasanit u ndezën pas thirrjeve të Presidentit Meta

Gazeta 'Financial Times': Trazirat në qytetin e Elbasanit u ndezën pas thirrjeve të Presidentit Meta

Bëmat e presidenti Ilir Meta para zgjedhjeve akne bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Kreu i shteti foli për prerje duarsh, rrëmbime sfurqish e sëpatash për të parandaluar vjedhjen e votës. Por për mediat e huaja të tilla thirrje kanë tensionuar më shumë situatën parazgjedhore në Shqipëri. Gazeta “Financial Times” ka bërë një artikull sa i përket situatës politike në vend. Ajo tregon se si presidenti trumbetonte dhunë, ndërsa shprehet se thirrjet e tij sollën dhe vrasjen më pas në Elbasan të  Pjerin Xhuvanit. ‘Sotnews’ evidenton faktin, se në krye të Presidencës është ish-kreu i LSI. “Një mbështetës i Partisë Socialiste u vra gjatë trazirave në qytetin e Elbasanit. Ajo u ndez pasi Presidenti Ilir Meta, themeluesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), akuzoi Ramën për drejtimin e një “regjimi kleptokratik” që “rrëmbeu të gjitha fuqitë dhe sovranitetin e popullit të Shqipërisë dhe. . . eliminoi të gjithë llogaridhënien”, ka shkruar “Financial Times”.


-Lexo edhe:

“McGonigal”/ Balla justifikon Ramën: S’ka nevojë për protesta, të lëmë drejtësinë amerikane të hetojë

A do të marrë pjesë në protestën e Berishës? Çollaku: Vetëm nëse ndal sulmet ndaj Yuri Kim

Sa u përket zgjedhjeve të 25 prillit, në artikull thuhet se zgjedhjet në Shqipëri ishin më të qeta, por nga ana tjetër kanë qenë kundërshtarët politikë ata të cilët kanë denoncuar blerjen e votës dhe për kërcënim të votuesve. Po ashtu, flitet edhe për zgjedhjet e mëparshme që janë zhvilluar në vend, të cilat sipas artikullit, kanë qenë të shoqëruara me dhunë, sulme ndaj qendrave të votimit, janë djegur fletë votimi, si edhe incidente të tjera të ndodhura.

Sakaq, gazeta përmend edhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019, të cilat u bojkotuan nga partitë e opozitës, që refuzuan të marrin pjesë në Parlament, duke bërë që mbështetësit perëndimorë të Shqipërisë, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndërmjetësojnë për një kompromis përpara votimit të muajit të kaluar.

Flet kryeministri Rama

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka folur për prestigjiozen “Financial Times”, intervistë në të cilën ka prekur edhe zhvillimet më të rëndësishme të politikës në vend. Rama u shpreh se zgjedhjet e 25 Prillit, të cilat i ofruan atij një mandat të tretë si kryeministër i vendit, treguan se kombi po përqafonte stabilitetin. Po ashtu, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë ankesat e opozitës për rregullsitë zgjedhore dhe kapjen e shtetit.

Sipas tij, refuzimi i Partisë Demokratike dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim për t’u përfshirë në institucionet politike ishte ajo që solli edhe performancë të dobët në këto zgjedhje. “Ata që nuk dinë çfarë të bëjnë me lirinë e fjalës ankohen për mungesë lirie. Refuzimi për t’u përfshirë në institucione politike ishte arsyeja për performancën e dobët të Partisë Demokratike dhe LSI”, tha ndër të tjera, kryeministri Edi Rama. Ai theksoi se nuk është hera e parë që opozita humb zgjedhjet në vend. Sipas tij, opozita ka qenë humbës i keq dhe sipas tij, një humbës i keq nuk mund të fitojë. “Opozita ka humbur betejën e saj të pestë me radhë, tre zgjedhje të përgjithshme dhe dy lokale, sepse ata kurrë nuk kanë qenë humbës të mirë. Nëse je një humbës i keq, nuk mund të fitosh”, tha Rama.

Integrimi i Shqipërisë

Duke folur për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Shqipërinë si një demokraci adoleshente që sipas tij ka edhe probleme. Ndër të tjera, kryeministri tha se për të arritur pjekurinë vendit do t’i duhet një kohë e gjatë. “Shqipëria është një demokraci adoleshente dhe si çdo adoleshent ajo ka probleme, por po rritet dhe do të arrijë pjekurinë për një kohë të gjatë”, tha ai për Financial Times.

Më tej, kryeministri Edi Rama ka thumbuar edhe Bashkimin Europian, duke theksuar se Brukseli po vuan nga një amnezi. Rama vijoi më tej, duke thënë se ai shpreson që të shërohet shpejt. “Nëse Shqipëria është një adoleshente, Brukseli po vuan nga disa amnezi për atë se kush janë, cili është qëllimi i ekzistencës së tyre. Ata janë forca më e madhe për njerëzimin e mirë dhe shpresoj se do të shërohen shpejt sepse pa to bota është një vend shumë më i keq”, tha ndër të tjera, kryeministri Edi Rama.


smile
Lajmi Tjeter
Përfundon ‘lock down-i’ në Greqi/ Hapet sot zyrtarisht sezonin turistik, kufiri me Shqipërinë ende i mbyllur

Përfundon ‘lock down-i’ në Greqi/ Hapet sot zyrtarisht sezoni turistik, kufiri me Shqipërinë ende i mbyllur

Vijon vaksinimi masiv ne vend/ Manastirliu: 192 mijë qytetarë kanë bërë të dyja dozat e vaksinës

Vijon vaksinimi masiv në vend/ Manastirliu: 192 mijë qytetarë kanë bërë të dyja dozat e vaksinës

Lajmi i Dites

Rama e McGonigal “bindën” SPAK të hiqte Olsin nga dosja “Call-Center”; loja me Josifin e Xhaçkës

Rama e McGonigal “bindën” SPAK të hiqte Olsin nga dosja “Call-Center”; loja me Josifin e Xhaçkës

03/02/2023, 11:06

Lajmet e fundit

Hap fals i Arsenalit në garën për titullin, “klubi me drejtuesit më të këqij” mposht ‘Topçinjtë’ e Londrës

Hap fals i Arsenalit në garën për titullin, “klubi me drejtuesit më të këqij” mposht ‘Topçinjtë’ e Londrës

04/02/2023, 15:47

Kishte krijuar një skemë për të vjedhur bankomatet, arrestohet shqiptari në Itali

04/02/2023, 15:45

Videoja virale në rrjetet sociale, Pentagoni mohon goditjen e ballonit ‘spiun’ kinez

04/02/2023, 15:38

Mediu, Shkëlzeni, Jamarbri dhe Meta në dyert e SPAK, Sali Berisha kërkon zhbërjen e reformës në drejtësi, e shpall akt korrupsioni të SHBA-BE

04/02/2023, 15:33
Drejtësia ta detyrojë Edi Ramën, të heq zonat e naftës nga kthetrat e mafies koncesionare të lidhur me mafien politike

Drejtësia ta detyrojë Edi Ramën, të heq zonat e naftës nga kthetrat e mafies koncesionare të lidhur me mafien politike

04/02/2023, 15:28
Flamurtari “kërcen samba” në Peqin, Vora shkëlqen me ‘manita’ ndaj Shënkollit

Flamurtari “kërcen samba” në Peqin, Vora shkëlqen me ‘manita’ ndaj Shënkollit

04/02/2023, 15:24

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In