Aktualitet 2 Korrik 2022, 10:05

· Aktualitet

Shkruar nga Pamfleti
· Aktualitet

Gazeta më e madhe zvicerane, Blick, shkruan se shqiptarët po paguajnë çmimin më të lartë në Europë për karburantet. Sipas saj, këto çmime të larta po i ‘shtypin’ shqiptarët.

“Në Zvicër, çmimet dihet se janë të larta, por edhe fitojnë shumë. Ndryshe është situata në Shqipëri dhe Kosovë. Çmimet atje po shpërthejnë aktualisht, por jo pagat”, shkruan gazeta.

“Në mbarë botën, çmimet po rriten për shkak të luftës në Ukrainë. Shumë mallra po shtrenjtohen edhe në Zvicër. Por falë të ardhurave mesatare të larta, ky nuk është problem për shumicën e zviceranëve. Në Kosovë situata është shumë më dramatike, që nga maji i vitit 2021, çmimet e ushqimeve bazë atje janë rritur me plot 12.5 përqind. Edhe në Shqipëri, produktet papritur kushtojnë shumë më tepër. Karburanti dhe ushqimet në veçanti janë bërë shumë të shtrenjta në të dy vendet”, shkruan Blick, transmeton Pamfleti.

Aktualitet

Aktualitet