Politike17 Tetor 2022, 16:26

“Gazetarët përballen me presione politike”, ambasadorja e BE: SPAK të godasë të korruptuarit

Shkruar nga Pamfleti
“Gazetarët përballen me presione politike”, ambasadorja e

Ambasadorja Christiane Hohmann, ka kërkuar forcim të luftës ndaj korrupsionit. Duke folur në Këshillin e Integrimit Evropian, ajo tha se SPAK ka dhënë sinjale se godet korrupsionin, por duhet më shumë.

SPAK ka dhënë vendime të rëndësishme të formës së prerë për zyrtarë të nivelit të lartë. KE u bën thirrje autoriteteve të vijojnë përpjekjet për luftën kundër korrupsionit që mbetet një fushë shqetësimi serioz duke vërejtur një vullnet më të madh politik”, tha ajo.

Duke prezantuar progres-raportin,  ambasadorja tha se një fushë ku ka problematika është ajo e medias. Sipas saj, gazetarët përballen me presione e sulme nga politika.

Një fushë ku raporti shpreh shqetësim është liria e shprehjes. Pavarësia e medias dhe cilësia e gazetarisë mbetet e penguar nga një dezinformim që është një shqetësim i përsëritur. Raporti shpreh keqardhje që atmosfera e sulmeve verbale e akteve te intimidimit kundër gazetarëve nuk është përmirësuar”, tha ambasadorja e BE ne vendin tone.

Politike BE gazetare SPAK