alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Gazetari i ekonomisë që u bë guvernatori i parë në historinë e Bankës së Shqipërisë: Jeta e panjohur e bankierit Mario Alberti

15/05/2022, 13:40
ne Dossier
A A
Gazetari i ekonomisë që u bë guvernatori i parë në historinë e Bankës së Shqipërisë: Jeta e panjohur e bankierit Mario Alberti

Gazetari i ekonomisë që u bë guvernatori i parë në historinë e Bankës së Shqipërisë: Jeta e panjohur e bankierit Mario Alberti

Në vitin 1923, mori pjesë në konferencën e Innsbruck për ndarjen e borxhit publik të Perandorisë Austro-Hungareze. Në vitin 1924, ishte pjesë e delegacionit të ekspertëve për reparacionet gjermane (borxhet e luftës), që solli planin “Dawes”; një plan që solli zgjidhjen e problemit të borxheve të luftës së Gjermanisë dhe shmangu një konflikt tjetër ndërkombëtar.

Shkruan Kreshnik Kuçaj


-Lexo edhe:

“Një person që jeton me vizionet e saj surreale, me shpresën e ringjalljes së një bote që nuk është më”

Për studentët e viteve ’70, leximin masiv me batanije dhe vajzat e asaj kohe pa botoks

Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria pati bankën qendrore të emërtuar Banka Kombëtare e Shqipnis’ në vitin 1925 kur u nënshkrua akti i themelimit.

Akti i themelimit të Bankës u firmos nga ministri i Financave Mufid Libohova si përfaqësues i qeverisë shqiptare dhe Mario Albertit, si përfaqësues i grupit italian ku bënin pjesë disa banka dhe që kryesohej nga Instituti Kombëtar për Këmbimet me Botën e Jashtme.

Në Këshillin Administrativ të Bankës bënin pjesë Mario Alberti (Guvernator), Federico Brunner(zëvëndësguvernator) dhe këshilltarët e tjerë si E.De Wouters D’Oplinter, Giussepe Bianchini, Ugo Baracchi, Lale N.Zuber, Ugo Viali e Stefan Curani.

Po kush ishte Mario Alberti, guvernatori i parë në historinë e bankës kombëtare në Shqipëri?

Mario Alberti lindi në Trieste me 4 maj të vitit 1884. Ai u specializua shumë i ri në fushën ekonomike dhe financiare. Aktivitetin e tij fillestar ai e ushtroi në Trieste, duke qenë bashkëpunëtor i sektorit të ekonomisë në gazetën “Il Piccolo”; një gazetë me karakter nacionalist.

Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, Alberti nisi një fushatë propaganda gazetareske në favor të bashkimit të Triestes me Italinë, pasi deri atëhere ajo ishte pjesë e Austro-Hungarisë. Në këtë mënyrë, ai u përfshi në aktivitete të shumta të qeverisë italiane, që në fund të luftës e bëri Triesten pjesë të saj.

Qeveria italiane, pas luftës, i besoi Albertit një serë detyrash të rëndësishme brenda dhe jashtë Italisë.

Ai u emërua si delegat për Thesarin në diskutimet që u zhvilluan në Vjenë gjatë bisedimeve për Paqen. Roli i tij u fuqizua ndjeshëm gjatë diskutimeve të Konferencës së Paqes në Versajë në 1919.

Në vitin 1921 ai mori detyrën e këshilltarit fuqiplotë financiar në Ambasadën Italiane në Uashington.

Në vitin 1923, mori pjesë në konferencën e Innsbruck për ndarjen e borxhit publik të Perandorisë Austro-Hungareze. Në vitin 1924, ishte pjesë e delegacionit të ekspertëve për reparacionet gjermane (borxhet e luftës), që solli planin “Dawes”; një plan që solli zgjidhjen e problemit të borxheve të luftës së Gjermanisë dhe shmangu një konflikt tjetër ndërkombëtar.

Po ashtu, në vitit 1925 dhe 1925, ishte respektivisht në Uashington dhe në Londër, si pjesë e delegacionit Italian ku u diskutua për borxhet e luftës.

Në këtë periudhë, ai bëhet drejtor i bankës ‘Credito Italiano’, një prej 3 bankave më të hershme dhe më të rëndësishme të Italisë.

Në cilësinë e drejtuesit të një prej bankave më të rëndësishme, ai drejton grupin e bankave italiane që bashkohen sëbashku me disa banka të tjera ndërkombëtare për themelimin në vitin 1925 të Bankës Kombëtare të Shqipnis’, duke marrë në këtë mënyrë detyrën dhe funksionet e Presidentit të Këshillit Administrativ, ose thënë ndryshe të Guvernatorit.

Gjatë kësaj periudhe, ai kryen edhe funksione të tjera të rëndësishme si President i Komitetit për Kontrollin dhe ekzekutimin e borxhit ndërkombëtar të Austrisë, nën monitorimin e Lidhjes së Kombeve.

Aktiviteti akademik i Mario Albertit  

Aktiviteti i Mario Albertit nuk u ndal vetëm në kryerjen e detyrave të larta publike por u zgjerua ndjeshëm në fushën e studimeve ekonomike. Gjatë kohës që ishte President i Këshillit Administrativ të Bankës Kombëtare të Shqipnis’ ai ishte edhe pedagog i Politikës Monetare në një prej universiteteve më të njohura të ekonomisë, në Bocconi të Milanos.

Po ashtu, ai ishte pedagog i teknikës së monedhave, teknikës së kreditit dhe bursave si dhe pedagog i politikës ekonomike dhe financiare.

Mësimdhënien ai e shoqëroi edhe me publikime të shumta të karakterit ekonomik në gazeta e revista të ndryshme mes të cilave me La Tribuna, Il Piccolo, L’Idea Nazionale, La Nuova Antologia, Il giornale degli economisti, La rivista bancaria etj.

Po ashtu, ai shkroi një serë botimesh ekonomike dhe financiare mes të cilave “Guerra delle Monete (Lufta e Monedhave)”, “Il volto e l’anima della moneta  (Fytyra dhe shpirti i monedhave)”, “Gli svolgimenti monetari in Italia (Zhvillimet monetare në Itali); “Corso di politica monetaria (Kurs i politikës monetare), “Apparenze e realtà della vita economica (Dukje e realitete të jetës ekonomike)” etj.

Në jetën personale, njihej si një i apasionuar pas artit dhe sidomos skulpturës. Banesa e tij në Itali ishte e mbushur me piktura, basorelieve dhe mbi të gjitha me shumë skulptura (rreth 200 të tilla i kishte vetëm në oborr).

U nda nga jeta në Como të Italisë në 18 janar të vitit 1939, ndërsa ishte ende në detyrë si President i Këshillit Administrativ të Bankës Kombëtare të Shqipnis’.

Në këtë detyrë, ai u pasua nga Antonio Mosconi. Që nga krijimi e deri në ditët e sotme, Banka e Shqipërisë ka pasur 20 guvernatorë.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Dossier

“Një person që jeton me vizionet e saj surreale, me shpresën e ringjalljes së një bote që nuk është më”

27/06/2022, 7:50
Për studentët e viteve ’70, leximin masiv me batanije dhe vajzat e asaj kohe pa botoks
Dossier

Për studentët e viteve ’70, leximin masiv me batanije dhe vajzat e asaj kohe pa botoks

26/06/2022, 16:13
Zbardhet relacioni sekret për Ramiz Alinë: Kush janë diplomatët e huaj që kryejnë marrëdhënie intime në makina, parqe e lulishte
Dossier

Zbardhet relacioni sekret për Ramiz Alinë: Kush janë diplomatët e huaj që kryejnë marrëdhënie intime në makina, parqe e lulishte

26/06/2022, 7:30
Historia tragjike e vajzës bukuroshe nga Bolonja, jetoi 45 vjet në kampet e internimeve shqiptare
Dossier

Historia tragjike e vajzës bukuroshe nga Bolonja, jetoi 45 vjet në kampet e internimeve shqiptare

23/06/2022, 7:41
Historia e deputetit gjysëm gjerman të Librazhdit dhe batuta e Dritëro Agollit
Dossier

Historia e deputetit gjysëm gjerman të Librazhdit dhe batuta e Dritëro Agollit

19/06/2022, 18:00
'Tradhtoi atdheun dhe popullin', si u përjashtua Kadare nga Byroja e Komitetit të Partisë në 90-tën (dokumenti)
Dossier

‘Tradhtoi atdheun dhe popullin’, si u përjashtua Kadare nga Byroja e Komitetit të Partisë në 90-ën (dokumenti)

17/06/2022, 13:39
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Sonte sytë nga qielli, eklipsi total do të sjellë "Hënën e Përgjakur"

Sonte sytë nga qielli, eklipsi total do të sjellë "Hënën e Përgjakur"

Kosova nën hijen e kontestit bullgaro-maqedonas dhe fajet e Edi Ramës

Kosova nën hijen e kontestit bullgaro-maqedonas dhe fajet e Edi Ramës

Lajmi i Dites

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

27/06/2022, 12:09

Lajmet e fundit

Debati për abortin, Dom Gjergj Meta: Krim ndaj të pambrojturve!

Debati për abortin, Dom Gjergj Meta: Krim ndaj të pambrojturve!

28/06/2022, 0:00
Kryetari i Preshevës vizitoi Thaçin, Veselin dhe Krasniqin në Hagë

Kryetari i Preshevës vizitoi Thaçin, Veselin dhe Krasniqin në Hagë

28/06/2022, 0:50

Raporti i SHISH: Jo vetëm shqiptarët, edhe të huajt pastrojnë para në Shqipëri

28/06/2022, 0:52

Salianji sulmon qeverinë: Kush do e bëjë amnistinë fiskale, Ceno Klosi “që ka vilën e Londrës për të pastruar”?

28/06/2022, 0:06
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë

Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë

27/06/2022, 23:22

“Këta të Niklës janë acaruar se vrisnin për hiç gjë”, Hoxha dhe Lala: Dumani ka folur për ngjarje të tjera, do ketë arrestime

27/06/2022, 23:06

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In