Aktualitet21 Tetor 2019, 21:25

Gazetari i “Le Iene” që zbuloi Alvin Berishën: Kampi Al-Hol në Siri, një ferr i vërtet

Shkruar nga Pamfleti
Gazetari i “Le Iene” që zbuloi Alvin Berishën: Kampi

Alvin Berisha, 11-vjeçari nga Shqipëria, ka humbur të gjitha gjurmët nga kampi i ‘Al-hol’ në Siri. Lajmin e ka bërë me dije babai i tij Afrimi i cili u shpreh se djali nuk gjendet më në kamp pas reportazhit të transmetuar ditën e djeshme.

Afrim Berisha bëri me dije se do të niset menjëherë në Siri për të kërkuar të birin. Pas emisionit, atij i ishte ofruar ndihmë por më pas ishte njoftuar se i biri nuk ndodhej më në kamp.

Gazetari i l Le Iene, Taulant Kopliku. i cili ishte në kampin Al-Hol ku edhe u publikua historia e Alvin Berishës, vogëlushi i cili ka mbetur i bllokuar në kamp, tha se vendi atje ishte një ferr i vërtetë.

“Kampi Al Hol ishte një ferr, në mes të shkretëtirës siriane. Ngjitur me kampin e tyre ështe edhe një kamp i tjetër me 35 mije vetë. Pra në zonë janë gati 70 mijë vetë”, tha ai .

Aktualitet