Showbiz30 Dhjetor 2018, 07:43

Gazetari shqiptar tregon emrin e personit me të cilin nuk do të donte të bashkëpunonte kurrë në televizion

Shkruar nga Pamfleti
Gazetari shqiptar tregon emrin e personit me të cilin nuk do të donte

Të ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin Shiko kush luan kanë qenë personazhe shumë të njohur për publikun shqiptar. Një ndër ta edhe gazetari Bledi Strakosha i cili është bërë pjesë e sfidave. Loja “Zig zag” padyshim është argëtuese por shpesh me deklarata të paptirura,  ku personazhet e ftuar iu drejtojnë pyetje kundërshtarëve që kanë përballë.

Kështu, Olti Curri i gjendur përballë Bledi Strakoshës, i bëri këtij të fundit pyetjen se me cilën nuk do të punonte më kurrë në jetë mes Zana Çelës dhe Rudina Magjistarit. Bledi zgjodhi të përgjigjej duke thënë emrin e Zana Çelës.

Në këtë mënyrë moderatori me përgjigjen e dhënë i dhuroi skuadrës së tij pikët e merituara.

Showbiz bledi strakosha gazetar