Politike18 Nëntor 2022, 13:02

Gazetari zë ngushtë Berishën: Pse nuk i mbështesni banorët e Bërxullës, apo sepse keni bashkëpunuar më herët me Bashkim Ulajn?

Shkruar nga Pamfleti
Gazetari zë ngushtë Berishën: Pse nuk i mbështesni

Gazetari zë ngushtë Berishën: Pse nuk i mbështesni banorët e Bërxullës, apo sepse keni bashkëpunuar më herët me Bashkim Ulajn?

Aksi Thumanë-Kashar po ndërtohet për interesa të Edi Ramës dhe Bashkim Ulajt, pronarit të firmës ndërtuese në atë zonë, Gener 2. Vetë banorët e Bërxullës janë ngritur në protestë dhe janë shprehur se janë të vendosur për ta vazhduar deri në fund revoltën e tyre, pasi pronat po ia vlerësojnë për një ‘copë bukë’ dhe aspak me çmimin e tregut. Në shkrimin “Banorët e Bërxullës: Sali Berisha nuk na mbështet për tokat që po na grabit oligarku Bashkim Ulaj”, Pamfleti sqaron qartë se në këtë ‘maskaradë’, “non grata” Sali Berisha e ka Bashkim Ulajn mik, sekser dhe sponsor të familjes e partisë qysh prej vitit 2005, prandaj nuk flet megjithëse e di që vjedhja  në këtë aks rrugor është rreth 200 milionë Euro “të thata” dhe 1.3 miliardë Euro fitim nga tarifa e makinave.

Sado që është përpjekur t’i shmangë banorët e Bërxullës, Berisha nuk kishte nga t’ia mbante pyetjes së një prej gazetarëve që ishin sot të pranishëm në konferencën e tij për shtyp:

‘Pse nuk i mbështesni banorët e Bërxzullës në protestën e tyre? Apo sepse ju keni bashkëpunuar më herët me pronarin e Gener 2, Bashkim Ulaj, që po kryen punimet në atë aks?’, ishte pyetja, së cilës lideri i Foltores iu përgjigj me ‘gjysmë zëri’:

“Nuk është aty çështja. Ata kanë mbështetje të plotë nga PD në protestën e tyre të ligjshme për pronat. Ne mbështesim çdo kauzë të drejtë. Kjo është ligj i PD. Ne kemi kundërshtuar. Aty ka patur një proces gjyqësor, por përsa u përket pronarëve, ne qëndrojmë në respektimin e plotë të të drejtave të tyre.”, deklaroi Berisha. /Pamfleti

Politike #Banorët e Bërxullës #pyetja e gazetarit e ze ngushte Bashkim Ulaj Sali Berisha