Showbiz26 Janar 2023, 14:55

Gazetarja Alida Cenaj: Shqipëria, vendi ku edhe Show Bizzi ka skllavopronarë

Shkruar nga Pamfleti

Në Shqipëri duket se edhe Show Bizzi ka skllavopronarë. Muzika duket se është kthyer në një biznes që ofrohet vetëm për milionerët, ndërsa klasa e thjeshtë shoqërore privohet nga çdo aktivitet.

I tillë është rasti i koncertit që do të zhvillohet sot në Pallatin e Kongreseve nga këngëtari grek Konstantinos Argiros. Ai vjen për herë të parë në Tiranë dhe madje është pritur me nderime nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Deri këtu nuk ka asgjë të keq, por problemi është kur sheh biletat për të qenë pjesë e koncertit.

Gazetarja Alida Cenaj ka denoncuar në rrjetin e saj në “Facebook” se biletat për të ndjekur këngëtarin grek kanë kapur nivele të frikshme: deri në afro 400 euro. Sipas gazetares, vetëm në një vend si Shqipëria mund të ndodhë që 70 për qind e popullsisë ka pagë mestare 50 mijë lekë dhe në fakt aq kushton bileta për të qenë i pranishëm në koncert. Por jo vetëm kaq, pasi kushdo mashkull që merr një biletë duhet të jetë i veshur me smoking, ndërsa gratë me fustane mbrëmjeje.

Mirëmëngjes nga Shqipëria e paradokseve! Këtu ku paga mesatare bruto nuk i kalon 500 mijë lekët (të vjetra), ama bileta e koncertit të këngëtarit grek, Kostantinos Argiros, kushton 400 Euro; këtu ku, për shumicën e popullsisë moda diktohet akoma nga “Gabi”, ama kodi i veshjes për një koncert është “Suit&Tie” (dmth gratë me fustane të gjata mbrëmje, burrat me smoking); këtu ku, 70% e popullsisë rrezikohet nga varfëria, ama për një koncert të zakonshëm, shërbimi i pijeve alkoolike të palimiturara është “francez”; këtu ku, për të parë një shfaqje teatri duhet të marrësh me vete shall e pallto që të mos thash së ftohti, ama në paketën “luksi” të një koncerti, Garderoba përmendet si shërbim ekstra dhe elitar! 

Mirëmëngjes Shqipëria ime, këtu ku edhe showbiz-i ka skllavopronarë”, shprehet gazetarja.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz kengetari grek Koncert Konstantinos Argiros