
Gazetarja rrëfen si u përgjua me “Babalen” dhe sfidon policët: Përqafime çuna, e dija që më regjistronit
Ndërkohë që hetimet vazhdjnë dhe fakte të reja dalin në skenë për çështjen “Babale”, ka reaguar gazetarja Anila Hoxha. Ajo ka shpërndarë një video në rrjetet sociale përkrah Albert Veliut, i njohur si Babalja. Sipas gazetares, teksa ajo përpiqet që ta bindë për intervistë, agjentët e policisë e filmojnë dhe e përgjojnë.
“E kam ditur dhe e kam thene gjithmone qe cunat e vezhgimit, infiltrimit, agjentet civile e ku e di une kane nevoje urgjente per trajnim. Ketu jam une me Babalen duke e bindur per interviste, por qe isha shume e qarte se une dhe ai nuk ishim vetem…
Cuna ate canten krahe qafe hiqeni se zbuloheni qe pertej qe jeni police
2. Mjaft duke ngrene fara
3. Mos qendroni grumbull
4. Mos beni sikur po degjoni nje barsalete dhe syte i keni gjetke
Perqafime”, shkruan Hoxha.