Bota19 Janar 2023, 07:31

Gazetarja: Shqiptari përgatiti eksplozivin në masakrën ku u vra Falcone, informacioni ka dalë vetë nga Toto Riina

Shkruar nga Pamfleti
Gazetarja: Shqiptari përgatiti eksplozivin në masakrën ku u vra

Arrestimi i bosit të Cosa Nostra-s, Matteo Messina Denaro, ka risjellë debatet e asaj që ka ndodhur në një prej masakrave më të tmerrshme ku mbeti i vrarë edhe Giovani Falcone, masakrën e Capacit.

Në këtë ngjarje përflitet se ka qenë pjesëmarrës edhe një shqiptar.

Gazetarja Gerta Zaimi ka treguar për emisionin “Opinion” se ekzistenca e këtij shqiptari që ka përgatitur eksplozivin është bërë e ditur vetëm nga fjalët e Toto Riinës, pasi ai ia ka thënë një të burgosuri tjetër.

Pjesë nga biseda në studio:

Blendi Fevziu: Ka pasur shqiptarë në vrasje?

Gerta Zaimi: Po. Për shqiptarin është interesante që flitet se ka dalë vetëm nga Toto Riina. Ai duke folur me një nga të dënuarit aty, në orën e ajrit, flet lirshëm për shumë gjëra. Ndër to del një aspekt shumë i veçantë që në procese nuk ka dalë asnjëherë, i një shqiptari që ka përgatitur eksplozivin për masakrën e Capacit.

Blendi Fevziu: Një shqiptar ka bërë eksplozivin?! Që në 92-shin?

Gerta Zaimi: Ky është reflektimi im, unë mund të jem totalisht gabim, por reflektimi im është që në ’92, mendohet se ka qenë një ish ushtarak, i forcave të periudhës komuniste dhe ka qenë nga ata që kanë qenë të stërvitur dhe të mësuar për eksplozivin në atë periudhë. Por çfarë është e sigurt, nuk dihet është një personazh që do duhet të bëhen kërkime, e vetmja gjë që dihet janë fjalët e Toto Riinës. Dihet që në masakrën e Capacit kanë qenë anëtarë të tjerë që nuk kanë qenë anëtarë të Cosa Nostra-s, por njerëz që kanë bashkëpunuar.

Bota