
"Gazi do ketë efekt të fortë në sy e frymëmarrje"! Artan Hoxha zbulon detajet e frikshme para protestës: Garda do përdorë 3 lloje pajisjesh
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka paralajmëruar të gjithë kolegët e tij të bëjnë kujdes në protestën e sotme, duke deklaruar se Garda do të përdorë gaz lotsjellës të rrezikshëm. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, gazetari Hoxha shkruan se Garda ka sot në dispozicion për të përdorur tre lloje pajisjesh për hedhjen e gazit lotsjellës.
Mesazhi i Hoxhës:
Per koleget e mi dhe ata qe po marrin pjese ne protesten e sotme para parlamentit, nese konstatojne perdorimin e gazitlotesjelles, te mundohen te evitojne kontaktin me keto lende ose te mbrohen, pasi efekti ne rruget e frymarrjes dhe ne sy do te jete i forte.
Garda e Republikes dhe njesia e perdorimit te lendeve Lakrimogjene e repartit 712 te FNSH-se, ka sot ne dispozicion per te perdorur nese do te jete e nevojshme, 3 lloje paisjesh per hedhjen e gazit lotsjelles:
1)-Spraj individuale ose kolektiv. Prodhim gjerman i vitit 2018. Me efekte ne rruget e frymarjes dhe ne sy.
2)-Bomba zhurmuse te markes “strum”, te prodhimit francez. Kane efekt vetem per te krijuar zhurme te madhe dhe panik.
3)-Bomba me gazlotsjelles prodhim gjerman dhe frances, me efekt te forte ne rruget respiratore dhe ne sy.