Aktualitet16 Shkurt 2019, 14:02

“Gazi lotsjellës është armë”! Amnesty International dënon ashpër veprimet e Gardës ndaj protestuesve: Ja qël

Shkruar nga Pamfleti
“Gazi lotsjellës është armë”! Amnesty

"Gazi lotsjellës është armë"! Amnesty International dënon ashpër veprimet e Gardës ndaj protestuesve: Ja qëllimi i vetëm

Organizata ndërkombëtare që mbron të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka komentuar protestën e opozitës dhe të qytetarëve shqiptarë, sot para Kryeministrisë. AI ka dënuar veprimin e Gardës së Republikës, e cila iu është vërsulur me gaz lotsjellës dhe pompa uji protestuesve, duke lënduar disa prej tyre. 

“Gazi lotsjellës konsiderohet një armë, e cila ka të njëjtin efeket si te protestuesit e dhunshëm, ashtu edhe tek ata që janë paqësorë apo thjesht kalimtarë, pa asnjë dallim. Për këtë arsye, kjo mënyrë përdoret vetëm nëse autoritetet e rendit dhe sigurisë e kanë të pamundur menaxhimin e dhunës së ushtruar dhe duhet të përdoret vetëm mbi personat e dhunshëm.

Qëllimi i vetëm i përdorimit të kësaj lënde duhet të jetë shpërbërja e turmave, por vetëm në ato raste kur turma ka mundësi për t’u shpërbërë”, thuhet në reagimin e Amnesty International.

Aktualitet Amnesty International garda Protesta e opozitës