Bota18 Korrik 2022, 16:47

Gazprom redukton gazin për Europën, KE arrin marrëveshjen me Azerbajxhanin për të dyfishuar importin

Shkruar nga Pamfleti
Gazprom redukton gazin për Europën, KE arrin marrëveshjen me

Kompania ruse Gazprom ka ulur ndjeshëm gazin për Europën. Ajo  ka përdorur klauzolën e “forcës madhore” si shkak për uljen e furnizimeve me gaz në Evropë për të paktën një klient të madh, sipas letrës së datës 14 korrik dhe të publikuar nga agjencia Reuters të hënën.

Në letër thuhej se Gazprom, i cili ka një monopol mbi eksportet e gazit rus, nuk mund të përmbushë detyrimet e furnizimit për shkak të rrethanave “të jashtëzakonshme” që janë jashtë kontrollit të kompanisë. Sipas burimeve, në letër bëhet fjalë për furnizimet nëpërmjet gazsjellësit Rrjedha Veriore 1, furnizuesi kryesor për Gjermaninë dhe një pjese të Evropës.

Nga ana tjetër BE po merr masa.  Komisioni Evropian ka nënshkruar një marrëveshje me Azerbajxhanin për të dyfishuar importet e gazit natyror azerbajxhanas në të paktën 20 miliardë metra kub në vit deri në vitin 2027.

“Sot, me këtë Memorandum të ri Mirëkuptimi, ne po hapim një kapitull të ri në bashkëpunimin tonë energjetik me Azerbajxhanin, një partner kyç në përpjekjet tona për t’u larguar nga karburantet fosile ruse”, tha Von der Leyen.

BE-ja po kërkon furnizues alternativë për Rusinë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Azerbajxhani tashmë po rrit dërgesat e gazit natyror në BE nga 8.1 miliardë metra kub (bcm) në 2021 në 12 miliardë metra kub në 2022, tha Komisioni.

Bota Azerbajxhan gazi Putin