Sport15 Dhjetor 2018, 13:29

Gega hap kartat, zbulohet një tjetër objektiv në merkato

Shkruar nga Pamfleti
Gega hap kartat, zbulohet një tjetër objektiv në merkato

Partizani po kryeson me meritë të plotë kampionatin dhe “demat” duan të fitojnë titullin e munguar prej kohësh.

Merkatoja e janarit do të jetë shumë e kujdesshme, ndërsa kanë dalë emrat e parë.

Vasil Shkurtaj dhe Eduard Rroca i Luftëtarit janë dy dëshirat e mëdha të kryeqytetasve, ndërsa nga krahu tjetër zbulohet dhe emri i fundit në listë.

Fjala është për mbrojtësin e Kamzës, Erlis Frashëri. Ky i fundit pëlqehet nga numri një i stolit.

Sport Partizani Skënder Gega