Bota30 Mars 2022, 13:04

Gënjeshtër pas gënjeshtre, Perëndimi nuk i zë besë Putinit për tërheqjen në Kiev

Shkruar nga Pamfleti
Gënjeshtër pas gënjeshtre, Perëndimi nuk i zë besë

Edhe pse për javë të tëra grumbulloi mbi 100,000 trupa në kufijtë e Ukrainës, sërish Putin refuzoi të pranonte se do të sulmonte. Pastaj ai e bëri. Pra nuk ka asnjë habi nëse njerëzit janë skeptikë lidhur me deklaratat e Rusisë se do të ulë numrin e sulmeve në Ukrainë.

Të gjithë janë në pritje të negociatave dhe paqes, por sërish nuk dihet nëse ka diçka konkrete në deklaratat e Kremlinit. Së pari sepse retorika konfuzuese, kërcënimet, vrasjet e civilëve tashmë janë provuar përballë gjithë botës se nuk kursehen, gjë që ka shkaktuar jo pak frikë mes palëve.

Së dyti, në negociatat e para u ra dakord për krijimin e korridoreve humanitare në mënyrë që civilët të largoheshin pa u dëmtuar, por shpejt u pa se kjo nuk ishte gjë tjetër veçse një gënjeshtër. Korridoret humanitare u sulmuan duke lënë pas të vdekur civilë.

Kjo ka bërë që besimi midis negociatorëve ukrainas dhe rusë në Turqi të zbehet ndjeshëm.

Në Luftën e Ftohtë, parimi e famshëm amerikan pas marrëveshjeve për reduktimin e armëve bërthamore me Kremlinin, ishte “besimi, por verifikimi”. Në këtë konflikt, qasja është pikërisht e kundërta , verifikimi dhe mosbesimi. Ndryshimi pasqyron dyshimin e forta ndaj Presidentit rus pas dy dekadave të udhëheqjes së tij anti-perëndimore.

Askush nuk duhet të mashtrojë veten me pretendimin e fundit të Kremlinit se ai papritmas thjesht do të reduktojë sulmet ushtarake pranë Kievit”, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në një konferencë të martën.

Ekziston një ndjenjë e fortë në Uashington se ndërsa operacioni rus pas dështimit të përgjakshëm në Kiev, mund të parashikojë një sulm të intensifikuar ndaj qyteteve jugore dhe lindore.

Në plan afatgjatë, nuk ka asnjë garanci që Putini do të heqë dorë ndonjëherë nga dëshira e tij për të shtypur kombësinë ukrainase.

Ne besojmë se ky është një ripozicionim, pra jo ​​një tërheqje e vërtetë dhe se ne të gjithë duhet të jemi të përgatitur për të parë një ofensivë të madhe kundër zonave të tjera të Ukrainës“, u tha Kirby gazetarëve.

Ai tha se grupe të vogla të forcave ruse po tërhiqen nga Kievi, por ata nuk janë ende të gatshëm ta quajnë këtë një tërheqje. /CNN, Përgatiti: Pamfleti/

 

Bota #perendim Ukrainë.