
Gënjeshtra mbi shëndetin, që i besojmë të gjithë
Mbi shëndetin ka shumë teori, mbi të gjitha edhe shumë të pavërteta. Nuk është e vërtetë përshembull që supostat kanë më shumë efekt se tabletat ose që spinaqi i cili është i pasur me hekur të jep shumë forcë dhe që kush ka pësuar infarkt duhet të mos bëjë më seks. Këto janë thjesht disa mitë false të cilat janë shpërndarë me kohën dhe është e vështirë të hiqen nga mendja e njerëzve. Më poshtë po ju paraqesim “mitet më të famshme” mbi shëndetin
Kërcitja e gishtave të shkakton artrit- Kërcitja vjen nga plasja e qeseve të vogla të ajrit të cilat krjohen në lëngun sinovial, i cili ushqen dhe lubrifikon artikulacionet. Studime të ndryshme kanë studiuar lidhjen me zakonit të kërcitjes së gishtave dhe dëmeve që mund të sjellë ky veprim e nëse eksiton ndonjë lidhje me artritin. Në fakt kërcitja e gishtave nuk bën as mirë, as keq. Sigurisht që nëse i kërcet gishtat fort edhe mund ti thyesh.
Duhet të pish të paktën 8 gota ujë në ditë- Hidratimi është i rëndësishëm për trupin tonë, por ky i fundit e di se si të normalizojë vetë gjendjen e tij, kështu që 8 gota ujë nuk janë dhe aq të rrezikshme. Mund të hidratohemi edhe duke ngrënë fruta ose duke pirë çaj, qumësht, ose kafe. Teoria e 8 gotave të ujit ka dalë fillimisht në publik në vitin 1945 nga revista amerikane Food and Nutrition Board , por nuk mbështetet mbi asnjë studim të mirfilltë.
Supostat janë më efektive se tabletat – Nuk është e vërtetë, thjesht janë dy zgjidhje të ndryshme për të njëjtin problem. Në fakt medikamenti brenda supostës përthithet më ngadalë nga organizmi ndërsa ky i fundit mund të përthithë më lehtë medikamentin brenda tabletave. Përthithja gjithsesi është e pjesshme , ndaj edhe doza e supostave është më e ulët se ajo e medikamenteve të tjera.
Vendos gjalpë mbi plagët e djegies- Në fakt ky mit i vjetër nuk ka asnjë bazë shkencore, veçse eshtë i kotë, mund të shkaktojë dhe infektim të plagës. Nëse digjeni mund të mbani plagën në kompresa me ujë të ftohtë ose të përdorni krem kundër djegies dhe në rastet më të rënda duhet të shkoni të trajtoheni në spital.
Gjatë menstruacioneve mos bëj dush- Legjenda dhe rregulla e kanë shoqëruar ciklin menstrual qysh nga antikiteti. Këto supersticione nuk kanë asnjë bazë shkencore. Të jesh aktive dhe të ushtrosh gjatë ciklit ndihmon në balancimin hormonal dhe në lehtësimin e dhimbjeve. Në mënyrë që të mbani në rregull higjenën mjafton të mos bëni dush me ujë shumë të ftohë.