Deputetja e PD Oriola Pampuri ka postuar një video nga protesta e dhunshme e 8 janarit, e thirrur nga Sali Berisha, ndërsa thekson se gënjeshtrat nuk e mbulojnë dot të vërtetën. Pampuri flet për një plan të qartë për shkatërrimin e PD-së, por shton se shumica e demokratëve e refuzuan dhunën, duke braktisur Berishën.
“Gënjeshtrat nuk e mbulojnë dot të vërtetën në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, ato thjesht dëshmojnë se nuk ka asnjë pendesë, por vetëm një plan të qartë për të shkatërruar Partinë Demokratike. Shumica dërrmuese e demokratëve e refuzuan dhunën, duke e braktisur Berishën dhe grushtin e mercenareve që u ngarkuan për shkatërrimin e të vetmes forcë politike që mund të sjellë ndryshimin në Shqipëri”, shkruan Pampuri.