Sport 6 Dhjetor 2018, 21:30

Genoa “skandalizon” Italinë, eliminohet në kupë nga dështimi i Superiores!

Shkruar nga Pamfleti
Genoa “skandalizon” Italinë, eliminohet në kupë nga

Kupa është gjithmonë mundësia për skuadrat e dorës së dytë dhe të tretë që të provojnë t’i dhurojnë vetes një gëzim më shumë apo të shkruajnë diçka të bukur në histori. Anglia, Gjermania, Spanja dhe Franca sjellin shpesh të tilla ngjarje, por edhe në Itali klube si Pordenone, që desh eliminoi Interin, apo Alessandria, janë ato që sigurisht mbahen mend.

Emri i ri është Virtus Entella, që eliminoi Genoan me penallti (10-9) duke shkuar në fazën e 1/8-ve dhe dotë luajë në janar ndaj Romas në “Olimpico”.

Në “Ferraris”, koha shtesë mbaroi barazim me dopietat e Simone Icardit (20′ dhe 83′) dhe Piatekut (27′ dhe 86′). Në kohën shtesë, shënoi Lapadula (110′) dhe Ardojan (121′), duke çuar gjithçka në penallti. Pikërisht nga pika e bardhë gaboi për Genoan Bessa dhe Lapadula, ndërsa për miqtë gaboi vetëm Baroni. “Dështimi” i Partizanit Adorjan shënoi penalltinë vendimtare, atë të 8. Kjo humbje solli shkarkimin e trajnerit të Genoas Ivan Juric. Drejtuesit i besuan ish-trajnerit të Italisë, Cesare Prandellit.

 

Faza e 1/8-ve të Kupës së Italisë sjell këto sfida:
Milan-Sampdoria
Napoli-Sassuolo
Lazio-Novara
Inter-Benevento
Fiorentina-Torino/Sud Tirol
Roma-Virtus Entella
Juventus-Bologna
Atalanta-Cagliari

 

Sport Genoa Kupa e Italise