Ekonomi 6 Korrik 2022, 16:22

Gent Sejko zbret me këmbë në tokë qeverinë: Inflacioni pëson vetëm rritje, investimet kanë rënë

Shkruar nga Pamfleti
Gent Sejko zbret me këmbë në tokë qeverinë: Inflacioni

Gjendja ekonomike në vend duket se po përkeqësohet. Edhe pse ministret e Edi Ramës flasin për rritje ekonomike që ja kalojnë vendeve të BE, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka dhënë sinjale se situata nuk është edhe aq komode.

Sipas tij, ka rritje të inflacionit dhe ka rënie të investimeve.

Inflacioni shënoi rritje në muajt prill dhe maj, në vlerat 6.2 dhe 6.7%. Rritja e çmimeve është e pranishme në pjesën më të madhe të produkteve të shportës. Sipastë dhënave të INSTAT, PBB u rrit me 6% në tremujorin e parë të këtij viti. Rritja ekonomia u ndikua nga rritja e investimeve private. Rënia e investimeve publike dhe rritja importeve kanë vijuar në kahun e kundërt. Sipas të dhënave papunësia zbriti në 11.3% në tremujorin e parë dhe rritja e pagave shënoi shifrën prej 10.5%. Mungesa e fuqisë punëtore po ushtron presion sa i takon prodhimit më të madh. Norma e inflacionit do vijojë të mbetet e lartë në muajt në vijim”, tha Sejko.

Ekonomi çmimet qeveria Sejko