Politike10 Shkurt 2023, 17:22

Gërdeci/ Fatmir Mediu vijon të justifikohet nëpër televizione: Akuzat ndaj meje politike, nuk ishte përgjegjësi e imja  

Shkruar nga Pamfleti
Gërdeci/ Fatmir Mediu vijon të justifikohet nëpër

Dosja e Gëdrecit ka alarmuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. SPAK e ka dërguar për gjykim duke e akuzuar për shpërdorim detyre, ndërsa Mediu ka nisur të justifikohet në media. Sot ka dalë në një tjetër televizion duke tentuar të nxjerrë të larë veten, ndonëse u vranë 26 persona.

“Ka qëllime politike në një proces jo të rregullt ligjor. Është një çështje e gjykuar dhe parashkrimi është i shkruar saktë dhe këto janë të qarta për këdo jurist”, tha Mediu.

Ai ka treguar se shpërthimi në Gërdec, nuk ka qenë përgjegjësi e tij si ministër i Mbrojtjes.

Shpërthimi ka ndodhur për shkak se është çuar municion i pakontrolluar, i paadministruar sipas manualeve të FA dhe baruti është depozituar në mënyrë të papërgjegjshme, nuk ka pasur teknologji të përshtatshme dhe këto nuk kanë të bëjnë me ministrin e Mbrojtjes. Përfundimi i gjykatës, ne kemi trashëguar 180 mijë ton municion, kemi pasur detyrim për shkak të strategjisë ushtarake, ne duhet ta eliminomi municion, një ta shisnin dhe një ta demontomin. Ka pasur mbi 60 të vdekur për shkak të municionit dhe ka pasur incidente, kanë qenë mbi 6 kompani private që e bënin këtë. Kosto për demontim bënin 50 mln euro dhe ishte e pabërballueshme për FA. Ka 2 kontrata, e para ka qenë e shëndetshme, dhe shteti ka përfituar, është certifikuar nga nivele më të larta dhe ka pasur teknologji dhe proces shumë i pastër nga pikëpamja e sigurisë”, tha ai.

Politike Akuza Gërdeci mediu