Politike 9 Shkurt 2023, 17:52

Gërdeci/ Flet sërish ortaku i Diverolit: Si na mashtroi Ylli Pinari për fishekët kinezë, i përfshirë dhe Shkëlzen Berisha

Shkruar nga Pamfleti
Gërdeci/ Flet sërish ortaku i Diverolit: Si na mashtroi Ylli Pinari

Në një kohë kur çështja e shpërthimit të Gërdecit është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të rihapjes së hetimeve, ish zëvendës presidenti i kompanisë Amerikane “AEY” David Packouz, në një intervistë në “Report TV” ka folur për raportet me Shqipërinë dhe lidhjet që politika kishte në mënyrë direkte me shitjen e fishekëve edhe pse me dijeni se ishin prodhim kinez.

Me Shqipërinë ai thotë se u lidhën nga miku i tyre Henrik Tome, që kishte miq në qeverinë shqiptare në atë kohë. Ai thotë se në takimin që u zhvillua në Tiranë mes Diverolit, Ylli Pinarit dhe Delijorgji, ka qenë edhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha që e kanë njohur menjëherë. Sipas tij problem Shqipëria ka qenë se fishekët shiteshin shumë shtrenjtë.

Dhe Diveroli zgjodhi të vinte vetë të negocionte çmimin, nga dollarë në 2 dollarë copa. Në lidhje me shpërthimin ai shprehet se ishte një ngjarje që e ka tronditur, dhe i ka njohur shumë persona të përfshirë pasi ju lexoj emrat në gazeta, pasi ishin të njëjtët që bënin biznes me AEY, por ndërkohë paralelisht merreshin edhe me demontimin e municioneve të tjera, për të cilat kompania AEY nuk kishte lidhje.

Intervista 

-Një pyetje të thjeshtë, si e filluat biznesin e blerjes së municioneve nga Shqipëria dhe shitjen ndaj ushtrisë Afgane?

Unë e fillova pasi miku im në atë kohë Efraim Diveroli, kishte disa vite në këtë biznes. Ai e mësoj nga xhaxhai i tij që shiste armë ndaj policisë lokale në Kaliforni. Diveroli e mësoj nga ai dhe më pas bëri kontrata për qeverinë Federale dhe më kërkoi që ti bashkohesha.

-Për në Shqipëri apo në SHBA?

Në ShBA, sepse i shisnim municion dhe armë qeverisë amerikane. Por ne u përfshimë në Shqipëri nga një i njohuri jonë, Henkrik Tome që kishte një lidhje me qeverinë shqiptare.

-Po në lidhje me problemet që dolën pas këtij biznesi, në Shqipëri pati shumë probleme, një shpërthim i fortë ndodhi dhe 26 persona humbën jetën, keni dëgjuar për të?

Po kam dëgjuar për shpërthimin dhe e di që të lidhur ishin të njëjtën persona që po merreshin me kontratën tonë. Por nuk ka të bëjë fare me kontratën që ne kishim me ta. Ishte kompani tjetër ajo që bënte demontimin, të përfshirë direkt ishin Ylli Pinari dhe disa persona të tjerë që merrnim fishekët. Pra ishin të njëjtën persona që na shisnin neve fishekë dhe merreshin me demontimin dhe të lidhur direkt me shpërthimin.

-E kuptoj, a keni folur ndonjëherë me Diverolin për takimet që ka pasur këtu në Shqipëri?

Po kam folur, ai më ka thënë se ka pasur takime me Ylli Pinarin, Delijorgjin, takime me qëllim që të negocionte për çmime më të mira dhe ti blinte më lirë. Këto ishin qëllimet e takimeve të tij.

-A ju ka thënë se ka takuar zyrtarë të lartë, apo dike me lidhje me qeverinë?

Aleks Pedricki, që ka qenë në ato takime dhe është një mik i mirë i imi, me tha se në një takim ka qenë Ylli Pinani, Mihal Delijorgji dhe ka njohur edhe djalin e ish kryeministrit zotin Sali Berisha.

Mos e ngatërroni se i biri e ka emrin Shkëlzen Berisha…

Po keni të drejtë, për Shkëlzen Berishën e kisha fjalën. Pra ai e takoi edhe djalin e ish kryeministrin dhe e njohu atë menjëherë në takim. Berisha ka qenë në atë takim.

-Pra ka qenë biznes ligjor apo jo?

Për ne ishte ligjor, por natyrisht nuk kishim asnjë ide se çfarë po ndodhte në palën shqiptare, që ishte edhe qeveria e përfshirë. Në paguanim Ylli Pinarin, në një kontratë ligjore, deri sa zbuluam se nuk ishte e tillë dhe origjina e municioneve ishte kineze dhe qeveria amerikane nuk e lejonte diçka të tillë.

-Por kush ju gënjeu ju? Ishte nga pala shqiptare apo jo?

Neve nuk na informuan se ishin municione kineze, deri sa ishte tepër vone. Ishte Henri Tome që bëri marrëveshjen me Ylli Pinarin dhe nuk na vuri në dijeni se origjina ishte kineze. Ne e zbuluam këtë fakt kur erdhëm vetë për inspektim në Tiranë, se ishin kineze.

-Ka kaluar shumë kohë, çfarë kujtoni për atë periudhë kohe?

Ishte shumë stresuese si periudhë, shumë e lodhshme.

-Po zoti Diveroli a jeni në kontakt me të? Me çfarë merret?

Me sa  di unë ai jeton ne Majemi, dhe është në biznesin e punësimit të njerëzve. Më këtë merret tani.

-Si e morët vesh në atë periudhë kohë për shpërthimin e Gërdecit, sepse vdiqën fëmijë, gra, burra ishte një skandal që ende mbetet i pazbardhur?

Po ishte një lajm i trishtueshëm, jam ndjerë vërtetë keq. Mbaj mend kam lexuar në gazeta. Por kjo ndodhi pas disa kohësh që unë e kisha lënë kompaninë AEY, por dallova menjëherë emrat e njerëzve që ishin përfshirë sepse disa i njihja.

-A keni qenë ndonjëherë në Shqipëri?

Nuk kam qenë pavarësish filmit që tregon se kam qenë, në të vërtet nuk kam ardhur ndonjëherë në Shqipëri. Por një mik mirë i imi Aleks Pedricki, ka kaluar kohë në Shqipëri por nuk u përfshi në filmin e Hollivudit.

Lexoni edhe: 

Gërdeci/ Ortaku i Diverolit fundos Shkëlzen Berishën: Çmimet e fishekëve i negociuam me të, na priti në zyrë bashkë me një mafioz

Politike David Packouz Gërdeci Shkëlzeni