Politike 1 Shkurt 2023, 17:59

Gërdeci, Gary Kokalari: SPAK të marrë në pyetje Luan Hoxhën, përfshirja e Shkëlzen Berishës është e faktuar

Shkruar nga Pamfleti
Gërdeci, Gary Kokalari: SPAK të marrë në pyetje Luan

Aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari ka deklaruar se personi kyç që mund të zbulojë me detaje se çfarë ndodhte në të vërtetë në Gërdec është gjenerali Luan Hoxha.

Në një intervistë, ai ka deklaruar se SPAK duhet të marrë në pyetje gjeneralin, i cili përfitoi azil politik në SHBA pas shpërthimit të tragjedisë.

Në disa kabllograme të ambasadës del se Luan Hoxha ka pasur shumë informacione dhe përmend edhe djalin e ish-kryeministrit Berisha. Sipas Kokalarit, ka prova që Shkëlzen Berisha ka qenë i përfshirë vërtetë në atë ngjarje.

Unë kam folur me një person që punonte për kompaninë e tij, që po rrinte në një hotel larg shpërthimit dhe me tha që toka u shkund. Këta janë personat që duhet të merren në pyetje. Dhe mbi të gjitha gjenerali Luan Hoxha, që vetëm pak para se të merresh në pyetje u largua dhe fitoj azilin në SHBA, që besoj ka patur një marrëveshje. Mesa di është ne Bronks dhe duhet të thirret për të dëshmuar.  Nuk mund të ketë një hetim të thellë dhe të plotë për Gërdecin nëse, nuk thirret për të dëshmuar Luan Hoxha, Fatmir Mediu, kush ka punuar atje por edhe përfaqësues nga kompania AEY. Bënë mirë me Shkëlzen Berishën që e thirrën, por shpresoj ti shkojnë deri në fund”, tha ai.

Aktivisti, që një herë enjë kohë ka bashkëpunuar me Berishën, ka treguar se ai i ka dërguar një letër kryeprokurores së asaj kohe, Ina Rama, ku e informonte mbi të vërtetën e Gërdecit, por që nuk mori kurrë përgjigje. Ai tregon rrugën që duhet të ndjekë SPAK, për ta zbardhur një herë e mirë atë tragjedi.

Familjarët e Berishës ishin të përfshirë në mënyrë direkt në këtë aferë. Unë i dërgova Ina Ramës 1 javë para shpërthimit një letër të detajuar për kompaninë “AEY”, dhe nuk pata asnjë reagim nga ajo. Nuk e di nëse u kompromentua, apo u tremb. Por unë  e kontaktova atë direkt. Tani e sugjeroj zotin Dumani që ta hetojë mirë, pasi ka dëshmi të ish punonjësve në Gërdec. Sepse aksidenti do të ndodhte me siguri, kishte municione kudo që demontoheshin, kishte njerëz që pinin cigare dhe kishte fëmijë të përdoreshin për demontim armësh. Pra ishte një aksident që do të ndodhte. Por të gjithë gënjejnë që nuk dinin gjë, me Berishën që tha se nuk e dinte për baxhanakun e tij. Pra ai e dinte shumë mirë. Por ka edhe prova që Shkëlzen Berisha ishte duke bashkëpunuar me Delijorgjin, i bëj thirrje kreut të SPAK Dumani që ti shkojë me themel asaj historie. Por edhe kompaninë Southern Armo ta hetojë, një kompani amerikane që drejtohej nga Patrick Henry, nënkrontraktor i Delijorgjit dhe pajisjet e tij u shkatërruan në shpërthim”, ka deklaruari.

Politike #kokalari Berisha Gërdeci