
Me dajak te parkingu dhe një “zyrë qeli” në katin e parë të PD, veprohej edhe në vitet 1992-1996, ndaj atyre që “Grupi vigjilent” i drejtuar nga ish-spiunët Ali Spahia e Shaban Memia, i piketonte si “spiunë të paguar që do vrisnin doktorin”…
Po përmendim dy deklarata, të bëra në media nga 1 deputet i Foltores dhe 1 truprojë i Saliut:
– Deputeti, tha: “Po të mos kishte thënë Berisha të ndalnin rrahjen, Gert Shehu do ishte vrarë”.
– Truproja, tha: “Doktori më urdhëroi ta çonim Gert Shehun te PD dhe ta zbërthenim mirë kush e urdhëroi ta qëllonte, por t’ia dorëzonim të gjallë policisë”.
Këto dy deklarime, janë dëshmi të thëna e denoncuara ndër vite edhe nga Edi Rama, Neritan Ceka, Genc Pollo, Tritan Shehu, Arben Imami, Erjon Braçe, Ilir Metaj dhe i ndjeri Azem Hajdari, se dhuna ndaj kundërshtarëve në PD e jashtë saj është urdhërohet nga Sali Berisha.
Fakti, që pranohet, se ishte Saliu që u dha urdhër militantëve, për të ndaluar masakrimin e Gert Shehut dhe ata ndaluan si me buton, tregon se “butoni” i dajakut është Sali Berisha.
Psh., në janar 2005, kur Arben Imami u shfaq te oborri i PD me dhëmbë të rinj, “grupi i gatshëm” i Shaban Memiajt, iu vërsul për ta rrahur, por urdhri i Saliut ishte të mos prekej, mbasi ishte bërë mik me të.
Kështu u veprua edhe me Gert Shehun, që vetëm e rrahën dhe morën urdhër ta linin të gjallë, pasi ta detyronin të deklaronte e ta regjistronin.
Sepse ka qenë dhe është vetëm Sali Berisha, ai që cakton masat e ndëshkimit, nëse duhet vrasje, plagosje, rrahje e rrëmbim sa për trembje apo zhdukje, siç u veprua me shumë gazetarë, me ish-ministra e deputetë të PD-PS dhe ekstremisht me Remzi Hoxhën, Kosta Trebickën etj.
Me këtë praktikë e model dhe me urdhër të Saliut, u rrëmbye e u çua edhe Gert Shehu në selinë e PD, tamam sikur Saliu ishte skllavpronar i grushtuesit, ndërsa truprojat ishin çakajt e tij.
Truproja e deklaroi troç në televizion: – “Doktori më tha: Çojeni Gert Shehun te PD dhe zbërtheheni mirë, kush e urdhëroi për sulmin ndaj meje, por dorëzojani të gjallë policisë”.
Ky fakt, mjafton për të kuptuar se godina e PD, vazhdon të konsiderohet e përdoret akoma, si “burg” torturash ndaj armiqve e kundërshtarëve të Saliut, siç përdorej parkingu dhe një “zyrë qeli” në katin e parë të PD në vitet 1992-’96, për dajak ndaj atyre që “Grupi vigjilent” i drejtuar nga ish-spiunët Ali Spahia e Shaban Memia, i piketonte si “spiunë të paguar që vinin rrotill PD-së, për të vrarë doktorin”. /Pamfleti